Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

21 janari/ Flet ish-gardisti: Si refuzova t’u bindem urdhrave politikë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
21 janari/ Flet ish-gardisti: Si refuzova t’u bindem urdhrave politikë

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj ka folur në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, ku u vranë 4 protestues.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj tregon se atë ditë ka qenë në krye të detyrës në Gardë. Ai akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-Ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha se ishin ata të cilët e dhanë urdhrin atë ditë.

Malaj thekson se ai ka refuzuar të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm. Kryebashkiaku i Matit thotë se kush ka dyshime në lidhje me këtë mund të hapë vendimin e KQZ-së bazuar në vendimin e Prokurorisë.

Postimi i plotë:

21 janari është një tragjedi me të cilën mua më është dashur të jetoj çdo ditë gjatë 9 viteve të fundit. Unë nuk humba në atë tragjedi asnjë pjesëtar të familjes time. Por ka megjithatë diçka që më bashkon mua, ish “gardistin e

21 Janarit” me familjet e 4 qytetarëve të pafajshëm që humbën jetën në atë ditë të tmerrshme. Na bashkon dëshira që ajo ngjarje të zbardhet e drejtësia të shkojë në vend.

Prej 9 vitesh tashmë emri im është lidhur me atë ngjarje tragjike. Emri i një njeriu, i një ish gardisti në krye të detyrës, që refuzoi të zbatojë urdhrin për të hapur zjarr mbi protestuesit e pafajshëm, është lidhur në mënyrën më perverse me vrasjen e Ziverit, Aleksit, Faikut dhe Hekuranit, jo nga familjet, jo nga organet e ligjit, por pikërisht nga ata që dhanë urdhër për të qëlluar e më pas shkelën çdo ligj e çdo normë, për të mos lejuar zbardhjen e të vërtetës.

Unë sot, vijoj punën time me kokën lart. Me ndërgjegjen e pastër. Mbi mua nuk rëndon asnjë akuzë. As për 21 janarin e as për asgjë tjetër. Kush ka ende dyshime për këtë mund të hapë vendimin e KQZ, bazuar në vendimin e Prokurorisë, ku çertifikohet pastërtia e figurës time dhe më njihet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje. A mund ta thonë të njëjtën gjë ata që sot drejtojnë sulmin kundër meje? A nuk do duhej që të paktën sot, në 21 janar, së paku të mbyllnin gojën e të ulnin kokën nga turpi për jetët e pafajshme që kanë marrë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nën urdhrat e ish kryeministrit dhe të atij që asokohe ishte Ministër i Brendshëm dhe që në çdo vend normal do ishin dënuar jo një, por disa herë, për krime që shkojnë nga vjedhja e korrupsioni e deri tek pastrimi i parave e financimi nga Rusia dhe vrasja?

Por mbi mua rëndon nevoja që kjo ngjarje të zbardhet e fajtorët të shkojnë atje ku meritojnë të shkojnë ata që duke shkelur ligjin kanë marrë jetë njerëzish. Prandaj, sot dua së pari, t’ju shpreh familjarëve ngushëllimet e mia. E së dyti, t’ju them atyre që as unë nuk do të rresht së kërkuari që ajo tragjedi e ai krim shtetëror të zbardhet duke nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët e tij të vërtetë, sado lart qofshin ata në jetën politike të vendit.

Tags: Agron Malajbashkieish-gardistikryetarlulzim bashaMatsali berisha

TË LIDHURA

Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, policia jep detajet: Hajduti në arrati, ja si ndodhi ngjarja
Aktualitet

Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, policia jep detajet: Hajduti në arrati, ja si ndodhi ngjarja

09:59 | 05/03/2026
“Po vëmë në punë ekseleratorin e 3-të”/ Reformimi i Onkologjikut, ministrja Sala rendit prioritetet
Aktualitet

“Po vëmë në punë ekseleratorin e 3-të”/ Reformimi i Onkologjikut, ministrja Sala rendit prioritetet

09:38 | 05/03/2026
Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë
Aktualitet

Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë

09:35 | 05/03/2026
Next Post
I thanë që Brad qau kur dëgjoi fjalimin e saj, Jennifer reagon në mënyrë epike

I thanë që Brad qau kur dëgjoi fjalimin e saj, Jennifer reagon në mënyrë epike

Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj 13-vjeçare, arrestohet 41-vjeçarja nga Saranda

Ushtroi dhunë ndaj vajzës së saj 13-vjeçare, arrestohet 41-vjeçarja nga Saranda

Bomba 500 kg e gjetur në Berlin, eskpertët arrijnë ta çaktivizojnë me sukses

Bomba 500 kg e gjetur në Berlin, eskpertët arrijnë ta çaktivizojnë me sukses







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, policia jep detajet: Hajduti në arrati, ja si ndodhi ngjarja
Aktualitet

Grabitja e exchange te ‘5 Maji’, policia jep detajet: Hajduti në arrati, ja si ndodhi ngjarja

by mirseda
09:59 | 05/03/2026
0

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi...

“Po vëmë në punë ekseleratorin e 3-të”/ Reformimi i Onkologjikut, ministrja Sala rendit prioritetet

“Po vëmë në punë ekseleratorin e 3-të”/ Reformimi i Onkologjikut, ministrja Sala rendit prioritetet

09:38 | 05/03/2026
Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë

Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Tiranë

09:35 | 05/03/2026
Ekzekutohen masa sigurie për 5 shtetas, të akuzuar për falsifikim dokumentesh

Ekzekutohen masa sigurie për 5 shtetas, të akuzuar për falsifikim dokumentesh

09:31 | 05/03/2026
SHBA-të po organizojnë fluturime charter për riatdhesimin e amerikanëve nga Lindja e Mesme

SHBA-të po organizojnë fluturime charter për riatdhesimin e amerikanëve nga Lindja e Mesme

09:19 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com