Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Përkujtohet Kongresi i Lushnjës dhe 100 vjetori i parlamentit të Shqipërisë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përkujtohet Kongresi i Lushnjës dhe 100 vjetori i parlamentit të Shqipërisë

Shqipëria përkujtoi sot 100 vjetorin e parlamentit të saj, i krijuar së pari nga Kongresi i Lushnjës, krahas qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Një ceremoni ceremonish, ekspozita dhe konferenca shkencore në Tiranë e Lushnjë.

“Vendimet e këtij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të mbrojtur Kushtetutën, pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore si dhe vlerat reale, pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar”, theksoi Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mesazhin e tij.

Kongresi i Lushnjës vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, pas shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Aty u rithemelua shteti shqiptar i pavarur, u krijua parlamenti e qeveria dhe shqiptarët shprehën vendosmërinë për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit.

“Kongresi mori vendime historike për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare, dhe u dërguan kancelarive europiane dhe SHBA-ve mesazhin se shqiptarët janë të vendosur të luftojnë deri në fund për të qënë të lirë e të pavarur.

Ishte vetëm zëri shpëtimtar i Presidentit Udro Uillson që ndali projektin famëkeq evropian për copëtimin e Shqipërisë”, tha në një konferencë shkencore kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi.

Parlamenti ishte i përbërë nga anëtarë me bindje të ndryshme politike, të cilët bashkëpunuan për të shpëtuar dhe zhvilluar Shqipërinë. Ata vlerësohen si burra themelues patriotë e idealistë, që mbrojtën vendin e tyre në ditët më të errëta.

“Kontributi i tyre është edhe sot një leksion që duhet përsëritur, në mënyrë që çdo shqiptar, qytetar i thjeshtë, aktivist, politikan a klerik të mos harrojnë se në fillim është kombi dhe mbrothësia e tij, më pas vijnë individët dhe karrierat e tyre. Respekti për qytetarin, për të drejtat dhe interesat e tij dhe përpjekja për të mbrojtur ligjet që sanksionojnë dinjitetin e tij janë detyrime të përhershme që na vijnë nga Kongresi i Lushnjës”, theksoi në një mesazh kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha.

Kongresi i Lushnjës dhe institucionet që krijoi ai i dha fund në janar 1920 qeverisë së përkohshme të Durrësit, që ishte krijuar një vit më parë, shkruan “Voa”.

Qeveria dhe institucionet e tjera të formuara në Lushnje u zhvendosën më pas në Tiranën kryeqytet, ku vazhdojnë edhe sot funksionimin e tyre prej 100 vjetësh.

Tags: 100kongresi i lushnjesParlamentshqiperi

TË LIDHURA

“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente
Aktualitet

“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente

10:49 | 16/04/2026
“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës
Aktualitet

“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

10:40 | 16/04/2026
Nën hetim për shpërdorim detyre,Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq katër ish-zyrtarët eIMT-së Himarë
Aktualitet

Nën hetim për shpërdorim detyre,Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq katër ish-zyrtarët eIMT-së Himarë

10:12 | 16/04/2026
Next Post
“Rrezikohet mbyllja e eksportit”, KLSH: S’ka kontrolle për peshkimin

“Rrezikohet mbyllja e eksportit”, KLSH: S’ka kontrolle për peshkimin

12 orë me 40 gradë, këta janë llojet e viruseve që po qarkullojnë në Shqipëri

12 orë me 40 gradë, këta janë llojet e viruseve që po qarkullojnë në Shqipëri

Aksident në Korçë/ Përplasen dy mjete, njëra përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Rrogozhinë, humb jetën i riu







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente
Aktualitet

“Nafta e fermerëve subvencionohet në gjithë BE-në”, Berisha në Kuvend: Të bëjmë ndërhyrje urgjente

by mirseda
10:49 | 16/04/2026
0

“Çështja që ky parlament duhet të debatojë është ajo e naftës. Kreu juaj I deklaroi socialistëve në...

“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

“S’ka punë në Kuvend ky projektligj”, Balla i përgjigjet Balliut për emërimin e kreut të Gardës

10:40 | 16/04/2026
Nën hetim për shpërdorim detyre,Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq katër ish-zyrtarët eIMT-së Himarë

Nën hetim për shpërdorim detyre,Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq katër ish-zyrtarët eIMT-së Himarë

10:12 | 16/04/2026
U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur

10:10 | 16/04/2026
I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

09:28 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com