Tashmë është konfirmuar, Amir Mohammed Abdul Rahman al-Mawli al-Salbi është lideri i ri i ISIS-it. Lajmi është konfirmuar nga dy zyrtarë të lartë të inteligjencës së SHBA-së.
Sipas gazetës “Thë Guardian”, lideri i ri i Shtetit Islamik është një nga anatërët që është pjesë e grupit terrorist që nga themelimi. Sipas tyre, ky person e ka udhëhequr skllavërimin e pakicës Yazidi në Irak dhe ka organizuar operacione në pjesë të ndryshme të botës.
Salbi është emëruar lider i ISIS-it vetëm disa orë pas vrasjes së ish-udhëheqësit Abu Bakr al-Baghdadi në tetor të vitit të kaluar. Emri i publikuar nga vetë grupi në atë kohë, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Quraishi, ishte një nofkë e panjohur nga liderët e tjerë apo nga shërbimet e inteligjencës. Lajmi është konfirmuar për “The Guardian” nga burime të besueshme.
Sipas mediave, lideri i i ri është i diplomuar në Universitetin e Mosulit për ligjin e sheriatit. Ai ishte arrestuar një herë në vitin 2004 nga forcat amerikane, ndërsa në burg ishte takuar me ish-liderin e vrarë të ISIS-it.
al-Salbi (majtas), al-Baghdadi (djathtas)