E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Kishin fshehur lëndën narkotike në kavanoza, pranga pronarit dhe kamarierit

Në sajë të operacionit të koduar “Shadow”, policia e Tiranës ka sekuestruar 736.4 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë. Në pranga ka rënë pronari dhe kamarieri i një lokali.

Falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në rrugën “Skënder Luarasi” shpërndahej lëndë narkotike, policia bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve B. B., 42 vjeç, (pronari i lokalit) dhe A. B., 41 vjeç, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamarieri i lokalit).

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Shadow”.

Në pranga pronari dhe banakieri i një lokali. Sekuestrohet 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2,  në vijim të punës për kontrollin e ambienteve dhe lokaleve në të cilat dyshohet se kryhet veprimtari e kundërligjshme, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Skënder Luarasi” shpërndahej lëndë narkotike, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Shadoë”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit); – A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bar-kafe, me pronar shtetasin B. B. dhe kamerier shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën në ambientet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.

Lexo edhe :   Atentat ish-deputetit dhe ish-kreut të Komunës Velipojë
Lexo edhe :   “U kthye nga Italia, por nuk erdhi në banesë”, i ati denoncon zhdukjen e vajzës

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...