Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, teksa një tifoz futbolli ka shtypur me makinë një tifoz kundërshtar.
Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Potencës. Mediat italiane bëjnë me dije se tifozi 30-vjeçar po priste shokët e tjerë për të shkuar në stadium, kur është përplasur me makinë nga tifozi i skuadrës kundërshtare.
Dyshohet se sulmi ndaj 30-vjeçarit, i cili ishte tifoz i Melfit ka qenë i organizuar nga tifozët e ekipit të Vultur Rinieros. Raportohet se kanë qenë 5 makina të cilat kanë tentuar të shtypin tifozin.