Ky problem ka prekur edhe vendin tonë, e sidomos në disa rajone ka rezultuar të jetë një problem mjaft serioz duke krijuar edhe shqetësime tek qytetarët.
Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit, e thatësia e atij të Përlepnicës ka dhënë një gjendje alarmuese se a do të kemi ujë të pijshëm në muajt në vazhdim.
Drejtori ekzekutiv i ujësjellësit në Prishtinë, Ilir Abdullahu, ka thënë se këto shqetësime nuk duhet të jenë aq të mëdha pasi që rezervat janë të mjaftueshme edhe për një kohë.
Tutje, Abdullahu shton se vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e ujit duhet të filloj qysh nga moshat e hershme.
Ndër të tjera, Abdullahu shpreson se shumë shpejt do të vijnë me një zgjidhje të këtij problemi në vendin tonë përmes disa projekteve, të cilat do të fillojnë shumë shpejt.
Gjatë muajve mars dhe prill, sipas ekspertëve, gjendja pritet të përmirësohet pasi do të ketë reshje të mëdha./GazetaExpress/