Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Për entuziastët e “kompetencave” të Këshillit Politik

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë! 

Nga: Mero Baze

Tryeza e Reformës Zgjedhore, që sot u pasua me disa figurantë politikë të opozitës, është tryeza me më pak siklete në reformën zgjedhore, që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

Prej vitit 1992, kur prishëm ligjin më të mirë zgjedhor, atë me 100 zona elektorale në konkurrim direkt dhe me korrektim propocional kombëtar, të gjitha reformat kanë pasur përballë sfida të ndryshimeve të forta, që kanë pas të bëjnë kryesisht me sistemin, apo me numërimin e votave.

Kjo tryezë pasi ka përjashtuar ndryshimin e mundshëm të sistemit, ka si sfidë kryesor rekomandimin e OSBE-ODIHR për depolitizimin e trupës zgjedhore, d.m.th të komisionerëve dhe numëruesve.

Sipas rekomandimeve, ata duhet të jenë qytetarë të zgjedhur me short nga profesione me integritet, si mësues apo juristë. Kjo lehtëson partitë e vogla nga shpenzimet, dhe ua shpëton atyre votat që ua vjedhin dy partitë e mëdha.

Po të bëhej këtu dhe numërimi në qendër votimi sapo mbarojnë zgjedhjet, ne në orën 20:00 të mbrëmjes do kishim rezultatin kombëtar.

Rekomandimet e tjera janë tërësisht teknike dhe pa ndonjë peshë. Nëse Partia Demokratike nuk pranon as depolitizimin e komisionerëve dhe numëruesve, atëhere mund të themi pa frikë që kjo tryezë zgjedhore nuk ka ndonjë rolë në procesin zgjedhor, por vlen vetëm si nismë politike që të justifikonte rikthimin e PD në sistem.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse shërbeu dhe për kaq. Problemi është se kur shumë propagandistë të opozitës po bërtasin me të madhe që Këshilli Politik (d.m.th kjo tryeza Gjiknuri- Hajdari- Bylykbashi, dhe një çam, një grek dhe një “republikan”), ka marrë kompetencat e Parlamentit për reformën, duhet të jenë të qartë se ka marrë kompetenca që PD i ka pasur pa ikur nga Parlamenti, e vetme.

Atëhere qeveria i ka ofruar PD-së një letër të bardhë, ku mund ta shkruante si të donte Reformën Zgjedhore. Madje dhe me të drejtë vetoje.

Tani kompetencat e këtij Këshilli për reformën do të vlenin sikur të kishte ndonjë rezistencë nga Partia Socialiste për kërkesat e Partisë Demokratike brenda rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Socialistët jo që nuk kanë ndonjë rezistencë, por janë gati t’ia lënë përsëri letrën e bardhë mbi tavolinë PD-së.

Beteja reale është brenda opozitës lidhur me sistemin dhe depolitizimin e komisioneve. Nëse nuk bëhet asgjë nga këto, kjo tryezë vlen vetëm që Edi Rama të ndihmojë Lulzim Bashën të heqë qafe aleatët e tij, duke ua vjedhur votat në numërim, dhe duke i detyruar t’i rreshtojë si vagona pas partisë së tij, të mbledhin vota.

Mos depolitizimi i komisioneve i heq shansin çdo partie të re të hyjë në skenën politike, derisa votat do t’i numërojnë militantët e PD e PS, pa llogaritur LSI.

Ndaj më me qetësi kur bëni sikur jeni entuziasmuar që Këshilli Politik po “deligjitimon” Parlamentin. Ky Këshill Politik nuk ka asnjë kompetencë mbi Parlamentin, përveçse për Reformën Zgjedhore.

Por këtë kompetencë e ka pasur para djegies së mandatit vetëm PD, pasi ja kishte ofruar qeveria. Tani thjesht ua ka ridhënë, por me Rudinën brenda.

Kështu që shpresoj nga kjo reformë, PD të fitojë Rudinën, dhe vjedhjen e votave të partive aleate, se reformën e ka pasur në ofertë prej vitit 2018.

 

Tags: mero bazePDPSreforma zgjedhore

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shqipëria dëboi dy diplomatët iranianë/ Reagon SHBA

Shqipëria dëboi dy diplomatët iranianë/ Reagon SHBA

“Super! Bravo Gent”, Rama lavdëron ministrin

“Super! Bravo Gent”, Rama lavdëron ministrin

“1 faqe për 100 euro”, Vangjeli: Kam shkruar 14 fjalime për deputetët

“1 faqe për 100 euro”, Vangjeli: Kam shkruar 14 fjalime për deputetët







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen
Aktualitet

I moshuari gjendet i pajetë me shenja dhune në Korçë, dyshimet e para për ngjarjen

by mirseda
12:40 | 02/04/2026
0

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçë. Nuk dihen...

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

12:23 | 02/04/2026
Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

12:22 | 02/04/2026
Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

12:17 | 02/04/2026
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

12:16 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com