Ashtu siç u lajmërua edhe më herët, presidenti i Ilir Meta, ishte në Reçak në aktivitetin e përkujtimores të 45 qytetarëve të vrarë nga gjenocide serb më 15 janar të vitit 1999.
Meta përkrah homologut Thaçi u shpreh se masakra e Reçakut shokoi gjithë botën duke vendosur në lëvizje dhe diplomacinë ndërkombëtare.
Ai thotë se drejtësia duhet të çohet deri në fund për autorët dhe organizatorët e kësaj ngjarje. Në fund ai bëri një apel për bashkim ndaj vlerave evropiane që këto ngjarje mos përsëriten më në rajon.
‘Ishte një përgjegjësi për të qenë sot këtu, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe gjithë ju, për t’u përkulur përpara kujtimit të fëmijëve të moshuarve dhe banorëve të Reçakut të masakruar barbarisht 21 vite më parë. Ky akt s’mund të përmbyllej më saktë sesa me tre fjalë nga ambasadori Walker 21 vite më parë.
Shokoi mbarë botën dhe vendosi në lëvizje diplomacinë botërore, përmes Konferencës së Rambujës për të ndalur luftën dhe për të gjetur zgjidhjen. Dhe më pas me ndërhyrjen e NATO-s. Këto akte me të gjitha zhvillimet dhe pasojat e saj tregoi se liria dhe dinjiteti njerëzor triumfon ndaj gjenocidit, dhunës dhe barbarizmit. Kjo solli dhe drejtësinë ndërkombëtare përmes lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Të çohet deri në fund drejtësia për autorët dhe organizatorët e këtij krim kundër njerëzimit. Duhet të qëndrojmë për vlerat evropiane për të cilat po përpiqemi. Vetëm një e ardhme e përbashkët evropiane mund të ndalojë ripërsëritjen e këtyre ngjarjeve’-tha Meta.