Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec.
Sipas ‘News24’, një automjet ka përplasur një këmbësor në fshatin Zvervaskë. Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit. Raportohet që personi i plagosur të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.