Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Përplasja SHBA-Iran, leksionet që na ka mësuar Lufta e Parë Botërore

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Përplasja SHBA-Iran, leksionet që na ka mësuar Lufta e Parë Botërore

Nga: Philip Caruso “Foreign Policy”

Pas vrasjes nga SHBA-ja të gjeneralit iranian Qasem Soleimani javën e kaluar, e shkuara u duk se ofronte një paralele joshëse të së tashmes, me hashtagët #WWIII dhe #FranzFerdinand që lulëzuan në Twitter. Është për t’u habitur që kujtime të tilla, e përndjekin vetëdijen kolektive në kohëra si kjo e sotmja.

Rrefimet perëndimore mbi konfliktet, sillen vazhdimisht rreth luftërave botërore. “Skifterët” i shohin armiqtë si Hitlerë të porsaardhur, të cilët duhet të shtypen, para se t’u jepet hapësirë ​​për t’u zgjeruar. “Pëllumbat” shohin një botë që është e gatshme të përsërisë gabimet katastrofike të vitit 1914, kur Evropa e shkatërroi veten e saj.

Sigurisht, në situatën aktuale ka një jehonë reale të krizës së parë të imperializmit Evropian. Siç e shpjegon bashkë-skenaristja e filmit të ri mbi Luftën e Parë Botërore “1917”, Kristi Uilson-Keirn, motivet e Luftës së Parë Botërore ishin të paqarta, pjesërisht për përfitime, dhe pjesërisht pasi perandoritë kishin filluar të humbnin territoret e tyre e jashtë vendit.

Fuqitë globale dhe rajonale, përballen sot me çështje të ngjashme në Lindjen e Mesme. Pax Americana është në dyshim, pasi ndikimi i superfuqisë së Shteteve të Bashkuara është në rënie pas gati 30 viteve luftërash të pandërprera. Partneriteti amerikan me Arabinë Saudite kundër Iranit, i ngjan gjithnjë e më shumë një lufte për përfitime.

Rusia varet nga gjurmët e fundit të ndikimit sovjetik perandorak në Siri. Ajo po derdh gjak dhe para jashtë vendit, pavarësisht se përballet me sfida më kritike në shtëpi, teksa ekonomia e saj është thuajse në krizë. Turqia po vendos trupat e saj në Libi, në një përpjekje për të ringjallur lavdinë e Perandorisë Osmane që u shkatërrua në Luftën e Parë Botërore. Ndërkohë, po synon të rifitojë territorin nën rrënojat e Sirisë.

Dhe ashtu si Arkiduka i Austrisë Franc Ferdinandi në vitin 1914, Sulejmani ishte një udhëheqës simbolikisht domethënës, i vrarë nga një kundërshtar që është përzjerë me interesat e fuqive të mëdha. Edhe pse ushtria amerikane, është një entitet shumë i ndryshëm në shkallë dhe organizim, se sa terroristët nacionalistë serbë.

Por kjo gjithashtu është shpresëdhënëse. Për shkak se bota ka një gamë mjetesh dhe opsionesh diplomatike, të cilat ishin thjesht të padisponueshme për udhëheqësit e botës në vitin 1914.

S’ka dyshim që dhe këtë herë ka pasur gabime diplomatike. Dështimi i administratës Trump për t’iu përmbajtur marrëveshjeve bërthamore të Iranit, është pjesërisht përgjegjës për përshkallëzimin e shpejtë të krizës në Lindjen e Mesme.

Por kundërshtarët në këtë konflikt, duhet të shohin mjetet që ka bota në dispozicion për të zgjidhur krizën, dhe që nuk i kishte dikur. Në vend të klithmave fataliste për Luftën e Tretë Botërore, amerikanët dhe iranianët duhet t’i kujtojnë udhëheqësve të tyre nevojën për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve.

Ndoshta mësimi më i rëndësishëm i Luftës së Parë Botërore është vlera e diplomacisë, ulja në një tryezë dhe arritja e një marrëveshje. Angazhime të tilla kanë rëndësi, pavarësisht nga niveli i përshtatshmërisë politike. Dekadat që çuan në Luftën e Parë Botërore, panë përdorimin e armëve të reja të përparuara, dhe formimin e aleancave që synonin të arrinin një ekuilibër mes fuqive në Evropë.

Para Luftës së Parë Botërore, shumica e vendeve e shihnin diplomacinë si një mjet të përkohshëm, që mund të përdorej për të arritur qëllime specifike kur të krijohej mundësia. Qasja diplomatike shihej me dyshim, pasi nuk ishte një normë. Qeveritë komunikonin në nivelet më të larta për të formuar aleanca dhe zgjidhur çështjet tregtare. Por kishte pak diplomatë që punonin me kohë të plotë, dhe madje edhe më pak vende, përmes të cilave mund të lehtësoheshin negociatat shumëpalëshe.

Për shkak të mungesës së teknologjisë së komunikimit, pamundësisë për të udhëtuar, dhe normave që ndalonin ndërhyrjen në punët e brendshme, diplomacia u bë më pak e përdorshme, pasi nuk kishte informacione, dhe për pasojë kishte një prirje për llogaritje të gabuara.

Bisedimet kryesore ndërkombëtare, veçanërisht ato që synuan arritjen e konsensusit rreth formimit të së drejtës ndërkombëtare, u zhvilluan në samite sporadike si Konferencat e Paqes në Hagë në vitet 1899 dhe 1907.

Bisedimet u zhvilluan nga ekspertë dhe zyrtarë qeveritarë, të cilët shpesh nuk kishin takuar më herët homologët e tyre, dhe për këtë arsye nuk u zinin besë. Për këtë arsye, edhe kur u arritën marrëveshje, nuk kishte organizata të respektuara të palëve të treta, të cilave mund t’u besohej zgjidhja e një mosmarrëveshje.

Njëqind vjet më vonë, amerikanët dhe iranianët duhet të ulin udhëheqësit e tyre në tryezë për të zgjidhur dallimet e tyre, në mënyra që nuk i përdorën liderët e Luftës së Parë Botërore, dhe duke përdorur mjetet që atyre u munguan. Udhëheqësit e sotëm, kanë një mori mjetesh diplomatike për ta bërë këtë.

Natyra e diplomacisë, është sot shumë më e përparuar. Shumë vende dhe partnerë janë të gatshëm të komunikojnë me fjalë dhe jo me raketa. Ka shumë precedentë, nga negociatat e rregullta midis dy Koreve, deri tek Kriza e Raketave Kubane, mbi mënyrën sesi Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të ndërtojnë një urë dialogu. Të ndërtojnë besim mes tyre, sesi të adresojnë dallimet shumë domethënëse mes tyre, dhe si të arrijnë një marrëveshje që të paktën të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Edhe nëse nuk arrijnë të sheshojnë dallimet mes tyre lidhur me armët bërthamore, terrorizmin dhe luftërat përmes palëve të treta.

Tek e fundit, SHBA dhe Irani e kanë arritur tashmë një herë një marrëveshje. Mungesa e marrëdhënieve diplomatike zyrtare, të cilat janë më të rëndësishme midis armiqve sesa midis aleatëve, mbetet absurde.

Por duke u mbështetur në palë të treta si Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë sot më shumë sesa të afta, që të shkëmbejnë mesazhe me fjalë sesa me raketa. Irani nuk mund ta fitojë dot një luftë kundër Shteteve të Bashkuara, dhe as Shtetet e Bashkuara nuk kanë luksin të zhvillojnë një luftë të tillë.

TIRANA TODAY

Tags: Donald TrumpIranimarredhenie diplomatikeQasem SoleimaniSHBA

TË LIDHURA

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
“Luftë Iran-SHBA?” 35 raketa balistike godasin bazat amerikane, 80 viktima

Si filloi konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara

Shqipërisë iu refuzua çelja e bisedimeve, për shkak të muxhahedinëve të MEK

Shqipërisë iu refuzua çelja e bisedimeve, për shkak të muxhahedinëve të MEK

A do të kthejë Trump faqen apo do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, skenarët

A do të kthejë Trump faqen apo do të përgjigjet me të njëjtën monedhë, skenarët







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com