Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse të gjithë iu dorëzuan sistemit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Luli kthehu në shtëpi

Nga Mero Baze

Debati për ndryshimin e sistemit duket se u zbeh. Ai u ngjall në pikun e krizës politike, kur opozita donte të ftonte sa më shumë aktorë rreth saj, dikë që donte rritje pagash, dikë që donte kompensim për punët e kohës së komunizmit, dikë që donte legalizim, dikë që donte ish- pronat, dikë që donte të mos i prishej shtëpia nga kalimi i rrugës, dikë që donte të mbronte tokën e zaptuar, dikë që nuk donte të paguante dritat dhe ujin, dikë që donte shkollë pa lekë, dikë që donte të mos paguante taksa, dikë që do të marrë rrogën si aktor protestues etj, pra çdokënd që kishte një arsye të vetën për të qenë i zemëruar dhe t’ia jepte zemërimin me qira PD-së.

Pikërisht në këtë kohë u shfaqën dhe plot të zemëruar me sistemin, kryesisht individë apo parti të vogla politike, të cilët nuk shikojnë më shpresë për përfaqësim në Parlament me këtë sistem. PD bëri sikur ishte dhe me këta, dhe foli për ndryshim sistemi.

Sot revolucioni është shuar. PD, e cila tentoi të ishte ombrellë e pakënaqësive të tyre, me shpresë se do të dukej më  e madhe, duket më e lodhur prej tyre.

Ndaj në këto kushte, ka rënë dhe vullneti për të gënjyer dhe ata që donin ndryshim të sistemit.

Ndryshimi i sistemit, nuk është se zgjidh në mënyrë magjike forcimin e demokracisë në Shqipëri, pasi ne i kemi provuar tashmë të gjitha sistemet, që nga ai mazhoritar i pastër, deri tek ky që është proporcional i pastër, duke kaluar dhe te modele të tjera të përziera midis.

Por nga të gjitha sistemet, ky i fundit i jep më shumë peshë vendimit të kryetarit të partisë për të mbrojtur pushtetin e tij nga kritikët, në kushtet kur partitë tona politike, veprojnë si organizma antiligjorë, në shkelje të rregullave dhe statutit dhe bazuar thuajse mbi emërime.

Një ligj i tillë elektoral, është një shpëtim për kryetarë partish, duke pasur në dorë renditjen e listës.

Nga ky ligj, më së shumti ndjehet i mbrojtur Lulzim Basha, pasi supozojmë që Edi Rama tashmë i ka konsoliduar pozitat në partinë e tij, pasi e ka ndryshuar atë tërësisht.

Në këto kushte, të dëmtuarit e mëdhenj mbeten përfaqësuesit e opozitës parlamentare, të cilët duhet të përballen me këtë realitet jo me deklarata verbale, por me organizim politik.

Pas gati një viti në Parlament, ata duhet të organizohen politikisht. Dikush mund të zgjedhë të formojë partinë e tij, dikush mund të mbështesë parti të tjera të interesuara për ndryshimin e sistemit, si “Bindja Demokratike”, por e rëndësishme është që ata duhet të kenë një përfaqësim politik në këtë ballafaqim.

Për hir të së vërtetës, disa prej tyre nuk kanë ndonjë vlerë politike dhe  përfaqësojnë aty humorin e zi të  Lulzim Bashës, ditën që i kanë shkuar në zyrë për t’i kërkuar emrin kot në listë.

Por jo të gjithë janë ashtu. Ata që mendojnë se mund të vazhdojnë politikën me këmbët e veta, duhet të sillen si njerëz politikë, dhe duhet të përgatiten për të hyrë në garë, dhe jo për të vajtuar sistemin, duke u zënë me njëri- tjetrin dhe më të gjithë.

Në këtë gjendje që janë, ata janë po aq të dorëzuar para sistemit, sa dhe partitë e mëdha dhe aleatët e tyre.

Arsyeja përse të gjithë ju dorëzuan sistemit, është se pothuajse të gjithë në këtë garniturë politike që ne kemi, janë produkt i sistemit dhe i fuqive të veta politike. Prej këtyre nga e majta, vetëm Edi Rama mund të quhet që është politikan i bërë vetë.

Nga e djathta, ka disa politikanë të mbijetuar si Shehi, Duka, Mediu, Dule apo Ndoka, që po ashtu kanë shfrytëzuar shanset e sistemit për koalicion.

Të tjerët janë të emëruar nga sistemi, përfshi Lulzim Bashën.

Askush nga këta që shikoni sot në politikë, nuk ka bërë ndonjëherë një garë i vetëm, për të fituar vetë, ndaj mos prisni të dalin vetëm përballë njerëzve në garë.

Dhe kjo është arsyeja që i janë dorëzuar mos-ndryshimit të sistemit. Është arsyeja përse ata shërbejnë sot si politikanë.

Pa këtë sistem mund të shërbenin si kamerierë, taksixhinj, ose biznesmenë.

 

Tags: dorëzuanmero bazeopozitapolitikesistemit

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët
Aktualitet

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Next Post
Johnson dhe Erdogan bisedojnë mbi zhvillimet e fundit

Johnson dhe Erdogan bisedojnë mbi zhvillimet e fundit

I riu “harrohet” në burgun e Shën Kollit, prokurorët ishin me pushime

I riu “harrohet” në burgun e Shën Kollit, prokurorët ishin me pushime

Mali i Zi miraton ligjin për vendosje të flamujve kombëtarë/ Reagon edhe Meta

Meta paralajmëron video të reja për Ardian Dvoranin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com