Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Hapja e negociatave për Shqipërinë, lajme të mira në Samitin e Zagrebit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Zgjerimi i unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor është një nga përparësitë e Presidencës kroate të BE e për këtë arsye kjo çështje u diskutua nga kryeministri Andrej Plenkovic me presidentin francez Macron, një nga kundërshtarët më të ashpër të procesit.

Kreu i Elizesë pranoi pas takimit se vendet e unionit duhet të kenë një qëndrim të unifikuar në samitin e majit.

“Procesi i zgjerimit do të marrë një fokus kryesor në samitin e Zagrebit i cili do të mbahet në muajin maj të vitit 2020.

Ky takim do të jetë një moment uniteti dhe avancimi për Evropën.

Ne presim që të kemi përfundime konkrete për metodologjinë e re të zgjerimit të cilën e kemi propozuar me qëllimin që të mos vazhdojë më të jetë burokratike por të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e vendeve kandidate.

Në ditët në vijim edhe komisioni do të japë rekomandimet mbi metodologjinë e re, ku do të bashkangjiten edhe propozimet e vendeve të tjera anëtare”, është shprehur Macron.

Nga ana tjetër Zagrebi zyrtar kërkon një zgjidhje përfundimtare të bllokadës franceze për hapjen e negociatave.

“Ne duam që vendet e Ballkanit të reflektojnë stabilitet dhe qëndrueshmëri, të ketë progres me reformat dhe kësisoj politika e zgjerimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të fokusohet mbi hapat konkretë të përfitimit.

Sigurisht në samitin e Zagrebit do të kemi më shumë detaje mbi këtë çështje.

Ndërkohë me Presidentin Macron u dakordësuam që të angazhohemi më specifikisht me qytetarët për t’iu shpjeguar avantazhet dhe përtimet e projektit evropian”, tha kryeministri kroat.

Plenkovic u shpreh nga Parisi se Kroacia është në pritje të një raporti nga Komisioni Evropian për disa modifikime të metodologjisë së negociatave brenda janarit, si dhe një raport mbi përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin shkurt, duke shtuar bindjen se vendet e tjera të cilat kanë rezerva do të ndryshojnë qëndrim dhe do të japin një aspekt pozitiv takimit të Zagrebit, i cili duhet të përcaktojë dinamikën e Evropës së bashkuar në dekadën e ardhshme.

Tags: lajmenegociatatsamitshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

14:06 | 09/06/2026
Aktualitet

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026
Aktualitet

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Next Post

Autoriteti i Aviacionit: Si të aplikoni për kompensimin e fluturimeve të Ernest

Australi/ 183 persona në pranga për zjarrvënie të qëllimshme

Ja si merret dëshmia e penalitetit pa shkuar nëpër zyra







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com