“Irani ka 13 skenarë hakmarrjeje, ne do të përzgjedhim më të rëndin për t’u kundërpërgjigjur”, kështu ka deklaruar sot, Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamhani.
Sipas tij, hakmarrja që Irani do t’i rezervojë SHBA-së do të jetë një goditje historike.
“Amerikanët duhet ta dinë se 13 skenarë hakmarrës janë diskutuar deri më tani në këtë Këshill. Madje edhe nëse nuk ka konsensus për të ekzekutuar skenarin më të rëndë, ai që do të përzgjidhet do të jetë një makth historik për amerikanët”, tha Ali Shamhani.
Nga ana tjetër, më herët ditën e sotme SHBA-ja ka forcuar pozitat e saj. Departamenti i Mbrojtjes njoftoi se SHBA-ja ka dërguar 6 bombardues të rëndë b-52, që do të jenë në gatishmëri të plotë për të sulmuar Teheranin në çdo moment, në rast se Irani ndërmerr veprime kundrejt SHBA-së apo qytetarëve të saj.