Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë për festat e fundvitit. Mësohet se një familje emigrantësh që jetonte në Austri ka përjetuar tragjedinë në prag të ndërrimit të viteve. Vajza e tyre 15 vjeçare, është zhdukur pa gjurmë.
Menjëherë ata kanë njoftuar policinë dhe janë të pritje të lajmërimit nga policia për të rejat më të fundit. Familja Zagori ka zbuluar edhe detaje nga kontakti i fundit që kanë pasur me vajzën e tyre Erisën. Sipas tyre, ajo është rrëmbyer me dhunë.
“Herën e fundit që dikush e ka parë ka qenë afër diskotekës “Maroon” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Na kanë thënë se e kanë marrë me dhunë, por nuk e di sa mund të jetë e vërtetë. Ajo me familje ka ardhur për pushime nga Austria pak ditë më parë”, ka thënë një familjare për Indeksonline.
Familjarët kanë lënë një numër kontaktues të telefonit dhe luten që të njoftohen në rast se dikush ka informacion për Erisa Zagorin, 15- vjeçaren e zhdukur.