Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Do habiteni, cili qytet i Shqipërisë harxhon më shumë për “raki dhe duhan”

6 vjet ago
in Aktualitet, Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Do habiteni, cili qytet i Shqipërisë harxhon më shumë për “raki dhe duhan”

Shqiptarët janë shquar për dashurinë e tyre ndaj pijes dhe këtë e tregon edhe tradita që ende vijon për prodhimin e verës dhe rakisë së shtëpisë. Megjithatë, shifrat na tregojnë se dibranët janë “më pijedashësit” e vendit. Sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, në vitin 2018 ata rritën peshën e shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan në 6% të totalit të shpenzimeve të tyre. Një vit më parë, po sipas kësaj ankete, shpenzimet për këtë kategori në qarkun e Dibrës zinin rreth  5.4% e totalit të shpenzimeve. Krahasuar me mesataren e vendit, pesha e shpenzimeve të tyre për pije dhe duhan ishte thuajse dyfish më e lartë. INSTAT raporton se mesatarisht një familje në Shqipëri rreth 3.5% të totalit të shpenzimeve të tyre ia dedikon këtij zëri.

Në vend të dytë, renditet qarku i Elbasanit, të cilët gjithashtu gjatë vitit 2018 rritën shpenzimet për pijet alkoolike dhe duhan që ishin sa 5.2% e totalit të shpenzimeve nga 4.9% që ishte një vit më parë. Pas tij renditet qarku i beratit dhe Lezhës me 4.8% të totalit.  Por, në krahasim me një vit më parë duket se lezhjanët kanë shtrënguar dorën për sa i përket shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan, të cilët shpenzonin një vit më parë 5.7% të totalit të tyre.

Kukësi dhe Korça, të dy këto qarqe, kishin gjithashtu shpenzime më të larta se mesatarja e vendit me përkatësisht 4.4% të totalit dhe 3.8%.

Nga ana tjetër qarku me shpenzimet më të ulëta për këtë kategori, renditet Vlora, ku sipas të dhënave të INSTAT kanë ulur shpenzimet për pije dhe duhan në masën prej 2% të totalit, nga 2.25 që ishin në vitin e kaluar.

Nuk është aspak çudi që edhe qarku i Gjirokastrës ka shënuar gjithashtu shpenzime të ulëta, prej vetëm 2.2% të totalit. Por, kjo nuk do të thotë që konsumojnë më pak pije alkoolike, pasi shpenzimet në anketë nuk përfshijnë konsumin e qytetarëve nga prodhimi  artizanal i verës dhe rakisë.

Po ashtu shpenzime relativisht të ulëta janë regjistruar edhe në Durrës dhe Shkodër, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet ishin përkatësisht 2.4 dhe 2.7%.

Ndërsa me një diferencë të ulët me mesataren e vendit renditet qarku i Fierit dhe Tiranës, ku mesatarisht janë shpenzuar për pijet alkoolike dhe Duhanin 3.2 dhe 3.3% e totalit të shpenzimeve të familjeve në këto qarqe. /Monitor

Tags: antiduhanduhanqytetrakishqiperi

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
U shndërrua në një ikonë mode, ja arsyeja pse futbollisti mbante syze në fushë

U shndërrua në një ikonë mode, ja arsyeja pse futbollisti mbante syze në fushë

Si të fitoni para duke blerë borxhin e qeverisë

Si të fitoni para duke blerë borxhin e qeverisë

18 tetori/ Zaev: Jam i bindur se do të fillojmë negociatat

Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com