Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta dekreton buxhetin 2020, shpreh rezervat e tij: Ja ç’më detyroi

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme buxhetin e miratuar nga qeveria për vitin 2020.

Por pavarësisht kësaj, ai ka shprehur edhe rezervat e tij në lidhje me këtë buxhet. Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë është ngadalësuar ndjeshëm, e për pasojë kjo situatë ka reflektuar vështirësi në disa sektorë vitalë të vendit.

Më tej, Meta të gjitha problematikat që sipas tij buxheti i përcaktuar ka.

Shpjegimi i Presidentit Meta:

Presidenti i Republikës Ilir Meta, për të mos penguar zbatimin e masave të menjëhershme që lidhen me riparimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ka dekretuar pa vonesë ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e shtetit për vitin 2020”. Por nga shqyrtimi i ligjit, Presidenti Meta ka konstatuar shumë problematika dhe konkretisht i rendit si vijon:

Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2019, në një mesatare për 2.8% për nëntë mujorin, krahasuar dhe me rritjen e rishikuar nga Ministria e Financave prej 3.4%.Ndikime negative kanë dhënë  eksportet neto, për shkak të defiçitit  në rritje gjatë tremujorit të dytë. Bilanci tregtar është përkeqësuar dhe më tej gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019. Investimet  totale  vijuan  prirjen  rënëse  të  filluar  që  nga  tremujori  i  tretë  i  vitit   2018,  duke  u  tkurrur  me  0.9%  në  tremujorin  e  dytë  të  këtij  viti. Performanca e investimeve  gjatë  tremujorit  të  tretë  pritet të  jetë  e  ngjashme  me   atë  të  tremujorit  të  dytë.  Investimet e huaja direkte kanë treguar një tendencë në rënie në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Ndërsa sektori i energjisë ka treguar në vijimësi dobësi financiare. Mbledhja e të ardhurave të buxhetit deri në tremujorin e tretë, dhe në vijimësi në 10 mujorin dhe në 11 mujorin e vitit 2019 ka treguar një performancë të dobët të realizimit. Në veçanti dinamika e të ardhurave nga TVSH-ja është  përkeqësuar  edhe  më  tej  në 11 mujorin e vitit 2019.

Prodhimi i Përgjithshëm Bruto pritet të ketë një ulje të ndjeshme në tremujorin e katërt të vitit 2019, si pasojë e dëmeve të shkaktura nga tërmeti i muajit nëntor.

Klima e biznesit sipas raportit të “Doing Business 2020” është përkeqësuar dhe indeksi i perceptimit të korrupsionit në vend është rritur ndjeshëm.

Parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% për vitin 2020 mbetet jo realist sepse nuk reflekton dobësitë e rritjes ekonomike për vitin 2019, si dhe efektin e shtuar nga dëmet dhe humbjet nga tërmeti. Efektet negative në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vitit 2019, do të kenë pasoja të cilat do të transmetohen dhe gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020.

Gjithashtu parashikimi i rritjes ekonomike duhet të konsiderojë ecurinë e rritjes ekonomike të vendeve europiane dhe veçanërisht të vendeve partnere për vitin 2020, për shkak të ndikimit të lartë që kanë këto vende në ekonominë tonë nëpërmjet investimeve të huaja, të shkëmbimeve tregëtare, si dhe të dërgesave të emigrantëve.

Rritja ekonomike e vendeve europiane dhe veçanërisht e vendeve partnere parashikohet në ulje, dhe këtë tendencë do ta kenë dhe çmimet e produkteve strategjike ndërkombëtare.

Buxheti i vitit 2020 nuk reflekton progres drejt një përmirësimi të politikës fiskale, që aktualisht karakterizohet nga një barrë fiskale e lartë, sistem tatimor i fragmentuar, me përjashtime, si dhe një sistem me një baze tatimore shumë të ulet.  Për më shumë, ndryshimet fiskale të propozuara zgjerojnë më tej përjashtimet si dhe diferencimin e normave tatimore.

Projekt buxheti nuk krijon më shumë hapësirë për shpenzimet publike të cilat mbështesin rritjen ekonomike, si investimet publike apo shpenzime, si rritja e pagave, pensioneve dhe pagesave të cilat nxisin konsumin. Investimet publike në përqindje të PPB në vitin 2020 janë më të ulta se në vitin 2018 dhe në vitin 2019, si dhe nuk parashikohet rritje të pagave dhe rritjes reale të pensioneve dhe të pagesave të tjera.

Ulja e shpenzimeve publike për sektorin e arsimit në përqindje të PPB nuk ka adresuar shqetësimet e vazhdueshme në vite, të ngritura nga institucionet arsimore dhe studentët, pavarësisht angazhimeve të marra.

Projekt buxheti nuk thellon decentralizmin dhe rritjen e autonomisë financiare të pushtetit vendor përderisa ritmet e rritjes së transfertës për pushtetin vendor janë në vijimësi në ulje, të mos plotësimit faktik të detyrimit ligjor për ndarjen e të ardhurave nga taksimi mbi të ardhurat personale, të mbulimit të plotë financiar të funksioneve të transferuara, dhe mos shlyrjes së detyrime të prapambetura.

Një rrezik të shtuar fiskal për shpenzimet publike për vitin buxhetor 2020 paraqet  rritja e vlerës së projekteve të PPP ekzistuese dhe numrit të projekteve të reja, i rrezikut të injektimit të kapitalit për Koorporatën e Investimeve,  i financimit të humbjeve të sektorit të energjisë, si dhe rritja e kostos së borxhit publik.

Një rrezik potencial është dhe vetë rritja e stokut të borxhit publik për shkak të rritjes së kostos së tij, si dhe përfshirjes së plotë në llogaritje e detyrimeve të prapambetura ndaj kontraktorëve privatë për punimet e kryera, nga mosrimbursimi i TVSH,  nga detyrimi i tepricës kreditore nga tatim fitimi, të vendimeve gjyqësore vendore dhe ndërkombetare,  si dhe borxhit ndaj pushtetit vendor.

Mosrealizimi i rritjes ekonomike dhe i të ardhurave buxhetore, si dhe risqet fiskale në rritje për vitin 2020, në një kontekst të rritjes së detyrimeve ndaj rreziqeve të shumta fiskale, do të rezultojë në uljen e mëtejshme të shpenzimeve të planifikuara për investimet publike, të shpenzimeve të funksionimit, si dhe të shpenzimeve për paga e shpenzimeve sociale.

 

Tags: 2020buxhetindekretoni miratuarilir metaQeveriarezerva

TË LIDHURA

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

16:01 | 24/12/2025
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Kultura

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

15:23 | 24/12/2025
Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit
Aktualitet

Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit

15:21 | 24/12/2025
Next Post
Durrës/ “Nuk iu bind policisë” Tenton të largohet me vrap, pranga 21 vjeçarit

Ishte në kërkim ndërkombëtar, policia arreston 35-vjeçarin te zona e Freskut

Si “lindi” pema e mollës së kuqe? Çfarë thonë gojëdhënat e vjetra shqiptare

Si “lindi” pema e mollës së kuqe? Çfarë thonë gojëdhënat e vjetra shqiptare

Ish-kryeministri kroat shpallet fajtor, ja me sa vite burg dënohet

Ish-kryeministri kroat shpallet fajtor, ja me sa vite burg dënohet







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri
Showbizz

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

by mirseda
16:07 | 24/12/2025
0

Angelo Haruni, tashmë zyrtarisht banor i Big Brother VIP Albania 5, ka zgjuar interes të madh që...

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke operon vetëm me dy sportele

16:01 | 24/12/2025
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

15:23 | 24/12/2025
Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit

Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit

15:21 | 24/12/2025
Tiranë ,aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet skema e shpërndarjes së ‘mallit’

Tiranë ,aksion antidrogë, shkatërrohet grupi kriminal, zbulohet skema e shpërndarjes së ‘mallit’

15:18 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com