Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader dhe shefi i grupit energjetik hungarez MOL, Zsolt Hernadi janë shpallur fajtorë. Hernadi fajësohet se i ka dhënë ryshfet Sanaderit në vitin 2008, në kohën që drejtonte vendin.
Qëllimi ishte t’i lejohet MOL-it që të kthehej në vendimmarrësin kryesor të firmës energjetike kroate INA, ku MOL-i është aksioneri më i madh, ndërsa shteti kroat është i dyti.
Ata janë dënuar me 6 vjet burg. Megjithatë, vendimi nuk është final, pasi mund të apelohet.
Hernadi dhe Sanaderi, i cili mbajti postin e Kryeministrit në Kroaci që nga viti 2003 deri në 2009, i kanë mohuar akuzat e kësaj çështjeje që fillimisht u zbulua nga agjencia kroate anti-korrupsion.