Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta intervistë ekskluzive për “The Sun”, shpjegon lidhjen e fortë me Celtic FC

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Meta intervistë ekskluzive për “The Sun”, shpjegon lidhjen e fortë me Celtic FC

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë ekskluzive për prestigjiozen britanike “The Sun”.

Intervista është fokusuar më shumë në pasionin e kreut të shtetit për klubin legjendar të Skocisë. Meta thekson se lidhja e tij me këtë skuadër është forcuar kur futbollisti shqiptar Rudi Vata, iu bashkua Celtic në vitet ’90.

Ja çfarë thotë Meta për gazetën “The Sun”:

“Lidhja ime me Celtic filloi të forcohet kur Rudi Vata, një nga yjet e futbollit tonë iu bashkua Celtic në vitet ‘90”.

“Por njohuritë e mia për Celtic janë të hershme. Qysh kur isha fëmijë e mbaj mend që Partizani luajti ndaj Celtic për kupat e Evropës dhe fitoi 1-0 në vitin 1979 me një gol fantastik të Muratit”.

“Mbetet një ndeshje e paharruar, sepse në kohën e komunizmit kishte pak ndeshje ndërkombëtare ndaj skuadrave si Celtic. Për fat të keq Partizani humbi ndeshjen e kthimit në Glasgou me rezultatin 4-1”.

“Më pas në vitin 1982 kam ndjekur në stadium ndeshjen mes Dinamo dhe Aberdeen, që përfundoi me rezultatin 0-0. Pra, mund të them që e njoh futbollin skocez që herët”. “Kur isha student në moshën 20-vjeçare fillova punë si komentator në emisionin sportiv më të njohur të futbollit në radio ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.”

“Ndërkohë, kam qenë edhe peshëngritës. Isha pjesa e Dinamos, që ishte kampion i Shqipërisë”.“Kam marrë pjesë në kampionatin kombëtar për të rinjtë, por e lashë shpejt sportin pasi nisa universitetin”.

“Kur u bëra Kryeministër diskutoja shpesh me Rudin në lidhje me futbollin. Asokohe, ai ishte kapiteni i kombëtares shqiptare. Ai më fliste shpesh për Celtic dhe se ç’do të thotë të ishe pjesë e këtij klubi të madh”. “Gjatë asaj kohe unë takoja shpesh edhe Lordin George Robertson, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai më fliste për Rudin dhe Celtic-un”.

“Kur Rudi u kthye në atdhe për ta mbyllur karrierën me klubin e Tiranës kalonim shpesh kohë bashkë, edhe familjarisht. “Kam qenë një herë në Glasgou, sepse një nga fëmijët e mi ka studiuar atje.

“Mbaj mend se hipëm në një taksi dhe shoferi na pyeti se nga ishim. Kur ia thashë se nga vinim, ai thërriti: “Ah, Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!”

“Kjo për mua tregon rëndësinë e futbollit, ishim në një vend shumë larg shtëpisë, por futbolli ishte lidhja mes nesh”. “Ditën tjetër hyra në një dyqanin e Celtic në Glasgou dhe bleva disa bluza të Celtic, të cilat i vesh kur shkoj për hiking”. “Ndërkohë që një bluzë të Celtic e kisha prej kohësh dhuratë nga Rudi”. “Një ditë do të vij në Skoci për të ndjekur një ndeshje të Celtic. Mezi po e pres atë ditë!” “Rudi më ka ftuar disa herë, por agjenda ime ka qenë tejet e ngarkuar”. “Megjithatë, jam i vendosur që në vitin 2020 të vij në Glasgou dhe jo si President. Dua të jem aty si një fans mes fansave të Celtic”.

“Lojtari im i preferuar për momenti është Fraser Forster, një ‘mal’ i vërtetë në portë. Ai dhe Scott Broën, lideri i skuadrës”. “Por fuqia e vërtetë është ekipi. Dhe fansat me sloganin e tyre: ‘You’ll Never Ëalk Alone’.”

Meta është shndërruar në një personazh kulti për fansat jeshil-bardhë në rrjetet sociale, ku ai poston vazhdimisht mesazhe pas çdo ndeshjeje, duke uruar skuadrën e Neil Lennon. Kështu ndodhi edhe gjatë triumfit të skocezëve në Europa League ndaj Lazio-s dhe në suksesin e arritur në finalen e “Betfred Cup” (Kupa e Skocisë).

Ai pranon se pasioni i tij për Celtic është më i madh se për çdo klub tjetër shqiptar. Meta shtoi: “Në Shqipëri kam disa skuadra që i ndjek dhe jam me atë që luan më mirë. Jashtë Shqipërisë tani kam vetëm një skuadër që e ndjek e që ndihem mjaft i lidhur: Celtic dhe vetëm Celtic.

“Njëkohësisht jam edhe një fans i fansave të këtij klubi të madh. Once you’re a Celt you’re alëays a Celt!”

“Pata fatin të takoja disa tifozë të Celtic në Bosnjë-Hercegovinë në qershor. Po ecja në qendër të qytetit me delegacionin tim dhe shohim një grup të madh njerëzish, të cilët ishin kthyer nga ne dhe këndonin në kor me birra në duar e na përshëndesnin.

“Unë sapo pashë se kishin veshur bluza të Celtic vendosa të kthehesha drejt tyre pa e ditur se atë natë Celtic kishte ndeshje në Sarajevë. Iu prezantova, duke u thënë që isha një mik i Rudi Vatës dhe ata më kërkuan foto e video bashkë”.

“Për koincidencë atë ditë mbaja dhe një kollare me ngjyrën e fanellës së Celtic! “Ditën tjetër në drekë zëdhënësi im, Tedi Blushi, më thotë se kemi shumë reagime në Tëitter nga fansat e Celtic, të cilët na falënderonin për takimin dhe që ishim fatsjellës.

“Që nga ai moment kam postuar shesh statuse për Celtic dhe reagimet e tifozëve kanë qenë gjithmonë pozitive. Postova videon e golit të paparë të Rudit ndaj Rangers – ishte një postim që pati shumë reagime!”

“Tani më pëlqen të merrem me hiking. Kam ngjitur majat më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe shpesh postoj foto me bluzat e Celtic kur ngjitem në maja, aty ku i takon këtij klubi të jetë!”

 

Tags: Celticilir metaintervistepasionithe sun

TË LIDHURA

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje
Politikë

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi
Politikë

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Next Post
“Të jap 20 mijë lekë motra, aman voto”/ Dajana Shabani thyen heshtjen (VIDEO)

“Të jap 20 mijë lekë motra, aman voto”/ Dajana Shabani thyen heshtjen (VIDEO)

Ja VIP-at me të cilët shoqërohej gruaja e shqiptarit të ekzekutuar në Londër

Ja VIP-at me të cilët shoqërohej gruaja e shqiptarit të ekzekutuar në Londër

Netflix, Disney dhe beteja për të tërhequr shikueshmërinë më të lartë

Netflix, Disney dhe beteja për të tërhequr shikueshmërinë më të lartë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

by mirseda
22:25 | 29/12/2025
0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndodhet në Mar-a-Lago ku edhe është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjithashtu...

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

Meta për zgjedhjet në Kosovë: Shembull i një demokracie në rritje

21:48 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

Shehaj nis fushatën kundër korrupsionit, synon 100 mijë firma për drejtësi

20:39 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com