Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Raportet e Trump me udhëheqësit botërorë

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Raportet e Trump me udhëheqësit botërorë

Presidenti Donald Trump ka marrëdhënie të tensionuara me aleatët e NATO-s, por duket se mban lidhje më të ngrohta me një numër udhëheqësish jo demokratë, përfshirë Kim Jong Unin e Koresë së Veriut, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë rus, Vladimir Putin.

Megjithë këtë, një anketë e kohëve të fundit tregon se një shumicë e konsiderueshme e amerikanëve, është për një politikë të jashtme tradicionale, të mbështetur tek aleancat e fuqishme ushtarake, tregtia e lirë dhe promovimi i demokracisë e të drejtave të njeriut në botë.

Presidenti Donald Trump ka një qëndrim të tijin, të pazakontë në politikën e jashtme.

Ai shpesh përdor fjalë të ashpra për NATO-n dhe aleatë të tjerë tradicionalë të Shteteve të Bashkuara gjë që u vu re kur sulmoi udhëheqësin e Kanadasë, i cili u kap në video në një takim të NATO-s në Londër, duke ironizuar Trump.

Megjithatë ai shpesh vlerëson udhëheqësit autoritarë, si presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, të cilin e ka quajtur “një njeri të mirë me punë të vështirë”, në Twitter.

Edhe takimet e Trump me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un janë shumë ndryshe nga ato të paraardhësve të tij, ashtu si edhe fakti që ai i quajti “të bukura” letrat e Kimit.

“Dhe mendoj se do të keni një të ardhme të mrekullueshme me vendin tuaj, një udhëheqës të madh”, është shprehur ai.

Frances Brown, që ka punuar për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për administratat e presidentëve Obama dhe Trump, thotë se duket se zotit Trump i pëlqejnë njerëzit e fortë autoritarë.

“Mendoj se shpesh ata ia bëjnë qejfin Presidentit Trump personalisht dhe atij i pëlqen një gjë e tillë. Problemi është se gjithë qeveria e tij, është kundër këtyre udhëheqësve me grusht të hekurt me tendenca anti-demokratike”, thotë Frances Brown e Fondacionit Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Dhe anketat tregojnë se shumë amerikanë kanë pikëpamje më tradicionale të politikës së jashtme.

Anketa e vitit 2019 e Këshillit të Çikagos, tregon se 78 për qind mendojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë të njëjtën mbështetje për NATO-n ose ta rrisin atë dhe pothuajse 60 për qind besojnë se promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë, e bën më të sigurt Amerikën.

Prandaj duket se amerikanët e refuzojnë me forcë largimin nga aleancat globale, thotë ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Daalder.

“Vetëm 20 për qind e amerikanëve mendojnë ashtu si presidenti, pra që nga aleancat përfitojnë vetëm partnerët. E njëjta gjë është e vërtetë për tregtinë”.

I pyetur nëse politika e jashtme e zotit Trump do të jetë faktor për votuesit amerikanë në zgjedhjet e vitit 2020, një ekspert tha se disa mund ta gjykojnë si çështje karakteri.

“Mendoj se ndoshta këtë radhë më shumë se më parë, njerëzit do të gjykojnë karakterin dhe mënyrën sesi presidenti sillet me aleatët dhe botën”, thotë Dina Smeltz, e Këshillit të Çikagos për Çështje Globale.

Qëndrimi i Trump ndaj politikës së jashtme mund të mos jetë vendimtar në kutinë e votimit, duke qenë se amerikanët përmendin kujdesin shëndetësor, ekonominë dhe emigracionin si çështje me përparësi për ta. /Voa

Tags: botëroreDonald Trumptensionudhëheqës

TË LIDHURA

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

22:42 | 21/05/2025
Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare
Bota

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb
Kosovo

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

18:54 | 21/05/2025
Next Post
Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Ruçi

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi, reagon Ruçi

SHBA forcon sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve të 2020-ës

SHBA forcon sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve të 2020-ës

Koncert në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”

Koncert në natën e ndërrimit të viteve në sheshin “Skënderbej”

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka
Bota

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

by mirseda
22:42 | 21/05/2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një intervistë ekskluzive për Washington Free Beacon...

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

22:40 | 21/05/2025
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

22:36 | 21/05/2025
Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet

22:33 | 21/05/2025
Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

22:18 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com