Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare zbërthen kontrabandën në Portin e Durrësit

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë në Shqipëri.

Dokumenti është firmosur në shtator të vitit 2005, vetëm pak muaj pas miratimit të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Në Shqipëri në vitin 2004-2005 u përgatit për herë të parë për të futur institutin e të penduarit dhe prokuroria për krime të rënda në atë periudhë ka filluar me të penduarit e parë. Sigurisht që ishte përvojë e re, përvojë e cila rezultoi e suksesshme në goditjen e disa grupeve kriminale që merreshin qoftë me kontrabandë të mallrave apo njerëzve, me krimin e organizuar që ishin aktiv me bandat e armatosura në disa pjesë të territorit’ u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror

Personi i parë që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë është Fatmir Zotaj. Akt marrëveshja e parë e firmosur nga ish Prokuroria për Krime të Rënda u hartua me 7 pika.

Pika tre e saj njihte statusin e bashkëpunëtorit.

Prokurorët marrin përsipër që t’i njohin të hetuarit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, si dhe të gjitha përfitimet që i siguron ky status. Ata marrin përsipër t’i argumentojnë gjykatës dhe t’i kërkojnë që, në këmbim të të dhënave dhe fakteve të ofruara nga bashkëpunëtori i drejtësisë, në varësi nga rëndësia e tyre, uljen e dënimit apo edhe përjashtimin e tij nga dënimi.

“Ai funksionoj që në momentin e parë, që në muajt e parë ne bëmë bashkëpunëtorin e parë të drejtësisë dhe zbuluam një nga ngjarjet më të mëdha që ishin bërë në atë peridhë, por kam përshtypjen që edhe sot që flasim nuk ka ndodhur një ngjarje aq e madhe saç ishte kontrabanda e cigareve në portin e Durrësit” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

“Mendoj që edhe prokuroria e krimeve të rënda ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në hetimin dhe në përfaqësim e gjykim, të çështjeve penale shumë të rënda, ka patur një rol të jashtëzakonshëm. Por, ka qenë struktura e parë në RSH që krijoj metodika dhe e ngriti nivelin e hetimit në një stad që nuk ishte parë më parë në Shqipëri” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

Zotaj, luajti një rol kyç në zbulimin e një grupi të madh kriminal që merrej me kontrabandë në Portin e Durrësit. Pas katër ditëve marrje në pyetje dhe bisedimeve intensive me prokurorinë, ai pranoi të bashkëpunojë. Atij i’u mor në mbrojtje edhe familja.

Prokurorët marrin përsipër, gjithashtu, që nëse u kërkohet nga pala në marrëveshje, të fillojnë menjëherë procedurat dhe të argumentojnë marrjen e masave të posaçme të mbrojtjes për bashkëpunëtorin e drejtësisë, apo personat e afërm dhe të lidhur me të, sipas ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

“Policia e Shtetit ka struktura të posaçme, e cila merret me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë e cila funksionon normalisht pranë institucioneve shqiptare’ u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK.

“Janë dy kohë jo shumë të largëta në fakt, por janë dy struktura të cilat koha i ka vendosur përballë këtyre krimeve dhe secila prej tyre mendoj se kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm, si Krimet e Rënda, ashtu edhe struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

Akt Marrëveshja është dokumenti që flet për përballjen e kriminelit me të vërtetën. Për zgjedhjen e tij për të shpëtuar veten dhe për të çuar drejtësinë përpara. Ai bëhet armik i sistemit kriminal ku bënte pjesë. I tillë është rasti i Nuredin Dumanit, pentitos që ka tronditur më shumë se kushdo botën e krimit.

‘Përveç faktit përfitimit ligjor që ka një bashkëpunëtor drejtësie, mund të ketë edhe arsye personale që mund të ketë ndaj anëtarëve të grupit ku ata janë pjesë ose për arsye që ndjen një farë pendese për veprimet e kryera gjatë veprimtarisë së tyre kriminale. Kjo shihet rast pas rasti’ u shpreh Artur Prenga, ZV/Kryetar i Gjykatës Elbasan.

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post
Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Izraeli shton sulmet në Gaza mes krizës humanitare

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

Ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin: Ja sa muaj jetë ka

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com