Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosovës i duhen zgjedhje të reja, Tirana duhet të presë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dhuna, çfarë ngjyre do ketë më 25 maj?!

Nga: Ben Andoni

Është bërë shumë e vështirë të hamendësosh për Kosovën, por një gjë dihet mirë: Aliazhi i tanishëm LVV+LDK është jo normal dhe me tepër kosto, madje shumë më tepër sesa një palë zgjedhje të reja. Ky aliazh është kaq i paqartë në të gjithë platformën e tij, megjithëse zyrtarët e dy grupimeve politike mëtojnë të kundërtën, saqë po e zvarrit edhe Tiranën zyrtare në gabime të njëpasnjëshme.

E tillë duket e fundit me retorikën e kryeministrit Rama, që i drejtohej një Kosove politike dhe drejtuesve të saj, që faktikisht janë në largim. Ata që janë në ikje, Haradinaj&Co, më shumë po merren me atë që do t’ua bëj të vështirë qeveritarëve të rinj të LVV dhe LDK-së sesa me daljen me dinjitet nga pushteti. Por, edhe kjo gjendje tranzitore nuk i ka mjaftuar Ramës, që t’i anatemojë duke ngritur një furtunë të panevojshme në një proces, ku kosovarët kanë qenë në grupin inicues, që daton prej dy vitesh më parë dhe në këto ditë është thënë e stërthënë.

Marrëveshja për krijimin e “Zonës Ekonomike Rajonale” dhe nënshkrimi i planit të veprimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor shtyhej dhe më parë dhe emërtesa e Mini-shengenit ishte vite më parë, kur iniciativa mbështetej nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Me pak fjalë, Minishengeni sa më shumë të eci aq më shumë do frenohet nga Serbia dhe nga Kosova. Dhe, është e kuptueshme: dy vende që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën do të gjejnë gjithmonë mënyra që iniciativën ta shfrytëzojnë jo për qytetarët siç pretendohet kur është njëra dhe mungon tjetra, por thjesht për kapital politik dhe karshillëk të kundërshtarëve.

Por, këtë herë z.Rama e kaloi disi masën, kur u mor me një përfaqësim që ende nuk është me tagrin ta përfaqësojë Kosovën dhe zotin Vuçiç, që njëherazi ia hodhi fajin opozitës së vendit të tij, duke e ngarkuar me faj pse ajo akuzon se pranohet një proces ku Kosova do të ulet herët ose vonë si e barabartë. Dhe, realisht, Vetëvendosja qendrore ( e theksojmë këtë) e shprehu qartë interesin institucional për të marrë pjesë, sepse realisht i duhet të konfirmohet dhe në skakierën ndërkombëtare. Kosova herët ose vonë do të marrë pjesë, por së pari u duhet të kalojnë një barrierë të madhe dhe ajo ka të bëjë me krijimin e qeverisë. Askush nuk mund të parashikojë tashmë më akrobacitë politike sepse edhe Vetëvendosja u fut në sistem, por një gjë kuptohet qartë: formacioni fitues i Albin Kurtit ecën me një gjyle të rëndë në këmbë dhe e burgosur disi në dëshirat e LDK-së.

Për fat të madh në këto zgjedhje kanë folur si pak herë programet (të dy partitë fituese i kanë larg ato), porse aliazhi LVV dhe LDK megjithë optimizmin nuk është fare afër ideologjikisht. Kjo sepse, duke iu referuar Agon Hamzës, publicist në Kosovë te Zgjedhjet pas zgjedhjeve, në një paralelizëm që bën të LDK me PDK, thotë se lehtësia për të bërë të dy partitë ishin të lidhura me këtë fakt, se ato kur ishin bashkë kishin orientim të njëjtë. “Por nëse logjika dhe strategjia negociuese të LDK-së të aplikuara në bisedimet me VV-në janë po të njëjtat të cilat i ka zbatuar me Serbinë në kohën kur e kishte pozitën e kryeministrit, atëherë marrëveshjet si “Zajednica” apo demarkacioni dhe të tjerat janë rezultati i vetëm logjik. Barrikadimi nuk është as pozicion e as strategji negociatore”, shprehet ai.

Kështu si po ndodh, Kosovës në këtë kaos, i duhet të gjejë modulin për të bërë zgjedhje të reja dhe realisht Vetëvendosja do të ketë mundësi shumë më të mira të negociojë pas tyre, pasi sërish ajo është partia që kosovarët e kanë realisht alternativë. Kurse LDK-ja e sotme nuk mund të jetë LDK-ja e Vjosa Osmanit për të cilin votuan qytetarët dhe ky formacion e shmangu me turp, duke treguar fytyrën e vërtetë. Po Tirana? I duhet të heshtë dhe para deklaratave dhe mësimeve për Kosovën të pres qeverinë e re, atë të cilën do të ketë realisht mundësinë të gjejë regjistrin për bashkëpunimin e natyrshëm të Mini-shengenit, dhe shqiptarinë e munguar mes dy vendeve tona që është vetëm folklorike deri më tani. Madje, edhe pas pesë takimeve ndërqeveritare. (Javanews)

 

Tags: ben andonikosovamini shengeniTirana

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Luksi dhe femrat që shkatërruan Shqipërinë e Jugut

Luksi dhe femrat që shkatërruan Shqipërinë e Jugut

“Boll u morët me Alketën dhe Elvanën”, kompozitori u përgjigjet kritikëve

"Boll u morët me Alketën dhe Elvanën", kompozitori u përgjigjet kritikëve

“S’kemi lek” Thirrja prekëse e familjes së shqiptares që u masakrua në Francë

"S'kemi lek" Thirrja prekëse e familjes së shqiptares që u masakrua në Francë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com