Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në portin e ishullit Cozumel të Meksikës. Dy anije lundrimi janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e ditës së djeshme (e premte).
Sipas autoriteteve, nga përplasja ka mbetur vetëm një person i plagosur dhe ka pasur dëme të shumta materiale. Fatmirësisht, anijet kanë arritur të bëjnë manovra për të shmangur një katastrofë të mundshme njerëzore.
Video e përplasjes së tyre është bërë një hit në rrjetet sociale.