Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Putin: Përpjekja për shkarkimin e Trump, jo bindëse

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Putin: Përpjekja për shkarkimin e Trump, jo bindëse

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se përpjekja për shkarkimin e Presidentit amerikan Donald Trump është jo bindëse.

Gjatë konferencës së tij të fundvitit me gazetarët në Moskë ai tha se procesi për shkarkimin e Presidentit është vazhdim i luftës së demokratëve kundër Trump. Ai e krahasoi këtë proces me hetimin e mëparshëm në SHBA rreth një bashkëpunimi të mundshëm të kandidatit Donald Trump me Rusinë, të cilin e quajti të pabazuar.

“Është thjesht vazhdim i luftës politike. Njëra nga partitë që humbi zgjedhjet, Partia Demokrate – po provon mjete alternative për të arritur rezultat duke akuzuar zotin Trump se ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë. Më vonë doli se nuk kishte patur një bashkëpunim të tillë, pra kjo nuk mund të përdorej si bazë për ta shkarkuar presidentin. Kështu që ata dolën me një argument tjetër, me një lloj presioni ndaj Ukrainës”, tha presidenti rus.

Zoti Putin parashikoi se mocioni për shkarkimin e Presidentit amerikan do të hidhet poshtë nga Senati.

Presidenti rus foli edhe për çështje të tjera. Ai tha se Rusia është e gatshme të bjerë dakord mbi një traktat të ri armësh START me Shtetet e Bashkuara, por ndaj propozimeve ruse nuk ka pasur asnjë përgjigje. Ai tha se pa një traktat të tillë, nuk ka asnjë mekanizëm tjetër që do të kufizonte një garë armatimesh dhe se kjo është është diçka e keqe.

Duke folur për ngrohjen globale, zoti Putin tha se Rusia po ngrohet mëse dy herë më shpejt sesa mesatarja globale. Ai shtoi se ngrohja globale mund të kërcënojë disa qytete arktike ruse. Rusia, tha ai, i është përmbajtur marrëveshjes së Parisit që synon të ngadalësojë ngrohjen globale. Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se faktorët e ndryshimit global të klimës mbeten të panjohur dhe të vështirë për t’u parashikuar, shkruan “Voa”.

Konferenca vjetore për shtyp e zotit Putin është e njohur për kohëzgjatjen e saj. Konferenca e vitit 2008 shënoi një rekord prej katër orësh e 40 minuta.

Tags: perpjekjeputinshkarkimTrump

TË LIDHURA

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit
Bota

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë
Bota

Demokratët bllokojnë fondet në Senat, Trump: Nuk duam mbyllje të qeverisë

19:49 | 29/01/2026
Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë
Bota

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Next Post
Diplomatët perëndimorë, thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës

Diplomatët perëndimorë, thirrje për formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës

S’kanë të ndalur të shtënat me armë, një i plagosur në Sauk

S’kanë të ndalur të shtënat me armë, një i plagosur në Sauk

Basha mbledh kryesinë e PD-së/ Zbulohen temat e “nxehta”

Basha mbledh kryesinë e PD-së/ Zbulohen temat e “nxehta”







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com