Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti/ Ish-drejtorë dhe ndërtues, dalin nesër para Gjykatës 9 të arrestuarit

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti/ Ish-drejtorë dhe ndërtues, dalin nesër para Gjykatës 9 të arrestuarit

9 personat e arrestuar si përgjegjës për sigurinë e objekteve të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalin nesër para Gjykatës së Durrës.

Ndërkohë, organi i akuzës ka kërkuar që Gjykata të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Akuzat me të cilat do përballen këta persona janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”.

Prokuroria në këtë çështje do të përfaqësohet nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli.

Njerëzit që do dalin nesër para Gjykatës së Durrës janë:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja  me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera  cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Tags: 9 te arrestuarGjykata e DurrësitProkuroriatermet

TË LIDHURA

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në rrezik për jetën
Aktualitet

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në rrezik për jetën

15:32 | 13/03/2026
Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit
Aktualitet

Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

15:03 | 13/03/2026
Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion
Aktualitet

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

13:51 | 13/03/2026
Next Post
Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e helmimit të çiftit nga Librazhdi

Mjekësia Ligjore përcakton shkakun e helmimit të çiftit nga Librazhdi

Cakaj jep lajmin e mirë për çdo student që dëshiron të jetë pjesë e diplomacisë

Cakaj jep lajmin e mirë për çdo student që dëshiron të jetë pjesë e diplomacisë

“Ekonomia ka nevojë për një shtysë”, Tabaku: Buxheti 2020 nuk e mundëson këtë

“Ekonomia ka nevojë për një shtysë”, Tabaku: Buxheti 2020 nuk e mundëson këtë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Hormuz, SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën ruse
Bota

Kriza në Hormuz, SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën ruse

by mirseda
16:09 | 13/03/2026
0

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e lëshoi të enjten një licencë të përkohshme që i lejon...

Kosova drejt zgjedhjeve? Kurti fton opozitën për takime për Presidentin

Kosova drejt zgjedhjeve? Kurti fton opozitën për takime për Presidentin

16:06 | 13/03/2026
Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në rrezik për jetën

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në rrezik për jetën

15:32 | 13/03/2026
Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

15:03 | 13/03/2026
Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

13:51 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com