Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Drejt marrëveshjes, pa kërkim-falje

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Drejt marrëveshjes, pa kërkim-falje

Përplasjet verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë të bëjnë me të kaluarën, me luftën dhe me pranimin ose jo të krimeve të luftës, shpërfaqin dallimet thelbësore ndërmjet dy vendeve, jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen, e cila do të ndikojë shumë në raportet ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “krimi në Reçak ka qenë i fabrikuar”, gjë që ka nxitur reagime të ashpra të autoriteteve të Kosovës, të cilat e kanë cilësuar këtë deklaratë si mohim të krimeve të luftës.

Politologu Ramush Tahiri thotë për “Radion Evropa e Lirë” se bazamenti i përplasjeve verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, është koncepti, të cilin Serbia e ka mbi luftërat në ish-Jugosllavi dhe i cili është i ndryshëm nga ai që kanë ish-republikat tjera, përfshirë edhe Kosovën, e cila në përbërjen e shtetit të kaluar të përbashkët, kishte statusin e krahinës autonome.

Sipas tij, Serbia mendon që luftërat në ish-Jugosllavi kanë qenë civile, separatiste dhe për shkatërrimin e Jugosllavisë. Popujt tjerë, siç thotë ai, mendojnë se ato kanë qenë luftëra të tyre për liri, përfshirë edhe Kosovën, e cila luftën me Serbinë, e sheh si mënyrë për t’i shpëtuar gjenocidit dhe okupimit nga Serbia.

“Nëse kjo çështje nuk zgjidhet, nuk mund të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse është e drejtë që pa e pranuar Serbia që pikërisht politika serbomadhe dhe pikërisht politika e (ish-presidentit serb, Slobodan) Milosheviqit ishte fajtore për shkatërrimin e Jugosllavisë, nuk mund të ketë përparim. Në këtë luftë nuk mund të ketë dy fajtorë, por njëri do të jetë çlirimtar dhe tjetri okupues”, thotë Tahiri.

Njohësi serb i çështjeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, duke folur për “Radion Evropa e Lirë” vlerëson që autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, përmes përplasjeve verbale lidhur me çështjen e krimeve të luftës, janë duke blerë kohë, për rregullimin e problemeve të brendshme.

“Kjo përplasje verbale është blerje e kohës për Prishtinën dhe Beogradin, marrë parasysh se ato nuk janë të gatshme që në këtë moment të bisedojnë.

Në atë moment që bashkësia ndërkombëtare e sheh të arsyeshme që duhet ulur në tavolinë, do të harrohen të gjitha këto dhe do t’iu qasen atyre zgjidhjeve që janë të mundshme. Ka zgjidhje, për të cilat duhet biseduar, marrë parasysh që marrëveshjen (e Brukselit) në mënyrë të njëjtë nuk e respektojnë as Beogradi, e as Prishtina”, thekson Nojkiq.

Të dy njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, nuk mund të ketë alternativë tjetër pozitive.

Sa persona janë vrarë në luftën e Kosovës?

Por, se a do të trajtohen në një marrëveshje të tillë çështja e krimeve të luftës dhe kërkim-falja eventuale për ato krime, sipas tyre, është pak e besueshme.

Politologu Tahiri thotë se kërkim-falja e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, më tepër është çështje emocionale, e cila nuk ka ndonjë peshë të rëndësishme si çështje juridike-penale.

Ndërkaq, sipas tij, çështje juridike është që kriminelët që kanë kryer krime lufte, të dalin para drejtësisë dhe të përgjigjen për krimet, si dhe politika, e cila i ka shkaktuar këto krime, të gjykohet dhe të marrë një dënim.

“Kërkim-falje nuk do të ketë dhe as që ka ndonjë tentim që të ketë. Derisa bëhet në politikat gjermane – e patëm edhe (kancelaren) Merkel në Aushvic – pra, ata e kanë futur në ligj, kundër fashizmit në ringjallje dhe kundër atyre që e mohojnë Holokaustin. Por, në Serbi, kjo e fundit konsideron që nga këto luftëra ka pësuar dhe nuk e ndjen veten fajtore”, vlerëson Tahiri.

Nojkiq thekson që shqyrtimi i krimeve të luftës, në një moment, do të vijë në rend dite. Por, sipas tij, tash për tash ende nuk janë pjekur kushtet për një gjë të tillë.

Megjithatë, siç thotë ai, kur palët të pajtohen për një marrëveshje, atëherë ato do të ulen dhe të ballafaqohen me problemet e së kaluarës dhe që secila palë t’i pranojë mëkatet e veta. Por, brenda vetë marrëveshjes, ai nuk pret të përfshihet një kërkim-falje për krimet e luftës.

“Mendoj që kjo nuk do të jetë, përveç në rast se bashkësia ndërkombëtare do ta kuptojë se një gjë e tillë është e domosdoshme. Fundja, ne kemi marrëveshjet nga luftërat e kaluara të Ballkanit, ku palët janë marrë vesh, por nuk ka pasur kërkim-falje në kuptimin që ajo edhe formalisht të shkruhet në marrëveshje. Kërkim-falja është e mundshme kur të ngrohen marrëdhëniet dhe kur të dyja palët të jenë të gatshme për diçka të tillë. Nuk pres që dikush të insistojë që diçka e tillë të qëndrojë në marrëveshje”, thotë Nojkiq.

Që të dy njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se përplasjet verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë, lidhur me krimet e luftës, do të vazhdojnë edhe më tutje.

Deklarata e presidentit serb, Vuçiq, e cila ka nxitur reagimet në Kosovë, ka ardhur pas dënimit me 2 vjet burgim, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të ish-ministrit të Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, për nxitje dhe përhapje publikisht të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Kosovë.

Ky i fundit kishte deklaruar më 24 mars të këtij viti se “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe që “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

Tags: faljekosovamarreveshjeSerbia

TË LIDHURA

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi
Rajoni

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
Daçiç: Kroatë e sllovenë mes të arrestuarve gjatë protestave në Serbi
Rajoni

Daçiç: Kroatë e sllovenë mes të arrestuarve gjatë protestave në Serbi

14:42 | 15/08/2025
Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’
Rajoni

Parandalohet skandali para sfidës së Conference League, tifozi rumun futet me simbol serb në ‘Fadil Vokrri’

20:44 | 14/08/2025
Next Post
Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Dalin pamjet nga dasma/ Ja si duket nusja moderne e MC Kreshës

Dalin pamjet nga dasma/ Ja si duket nusja moderne e MC Kreshës

Diaspora në Australi grumbullon 255 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Diaspora në Australi grumbullon 255 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com