E diel, 29 Nëntor, 2020
17 C
Tirana

Mendimet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi paketën anti-shpifje

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve shqiptarë dhe organizatave të shumta ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e fjalës, nuk e ndaluan paketën e ligjeve anti-shpifje të qeverisë shqiptare të shkojë një hap më pranë miratimit, duke kaluar për shqyrtim këtë javë në parlament.

Rudina Dervishi bisedoi me dy ekspertë të lirisë së medias, mbi ndikimin që mund të ketë kjo paketë në mjedisin mediatik në Shqipëri dhe mundësinë e censurimit të fjalës së lirë nga qeveria.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe gazetarët shqiptarë kanë kohë që kanë shprehur shqetësim për të ashtuquajturën paketa e ligjeve anti-shpifje duke e parë atë si një mundësi të qeverisë për të shuar fjalën e lirë dhe kritikat ndaj saj.

“Fatkeqësisht nuk shoh ndonjë tregues se qeveria i ka marrë në konsideratë shqetësimet e shprehura nga organizatat ndërkombëtare dhe ka shumë të ngjarë që paketa të miratohet. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë jo vetëm procesin legjislativ në Shqipëri, por edhe ndikimin në të ardhmen të këtij ligji në mjedisin mediatik në Shqipëri ku gazetarët përballen tashmë me sfida shumë serioze ndërsa mbulojnë çështje të debatueshme si korrupsioni dhe politikat e brendshme”, thotë Gulnoza Said, drejtuese e programit për Evropën në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork.

Zëvendës presidenti i organizatës ndërkombëtare IREX, Aleksandër Dardeli thotë se Shqipëria nuk është e vetme në përballjen me lajmet e rreme dhe duhet ta shohë problemin në një aspekt më të gjerë.

“Nuk është koha të nxitojmë dhe të fusim instrumente censure për të kontrolluar lajmet e rreme dhe për të kontrolluar lirinë e shtypit dhe lirinë e fjalës. Gjëja më e mirë që mund të bëjë qeveria shqiptare është të krijojë një ambient ku mediat kanë aftësi të krijojnë të ardhura të qëndrueshme biznesore të cilat shërbejnë si karburanti i biznesit për të krijuar ide të mira dhe përmbajtje të mirë. Pa pasur media të qëndrueshme nuk do të ketë informacion të mirë”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se në shumë raste lajmet e rreme përdoret si pretekst nga qeveritë për të kontrolluar rrjedhën e lirë të informacionit përfshi disa vende me tradita demokratike.

Lexo edhe :   Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e Covid-19

Pozicioni ynë parimor, thotë Gulnoza Said është që qeveria nuk duhet të ndërhyjë me mënyrën sesi media vepron në vend.

Lexo edhe :   Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e Covid-19

“Nëse një media është ekonomikisht e qëndrueshme, pasi për të ka interes dhe ka audiencë, njerëzit janë gati të paguajnë për të, lëre të funksionojë, në mënyrën që zgjedh t’i mbulojë lajmet dhe ngjarjet. Në se një media nuk është e qëndrueshme ajo do të pushojë së funksionuari në një mënyrë të natyrshme”, thotë zonja Said.

Përvoja klasike e botës perëndimore, thotë zoti Dardeli qëndron tek angazhimi i gjykatave për t’u marrë me shpifjet, me cenimin e figurës së një personi dhe elementë të kësaj natyre, jo me agjenci që kanë kontroll direkt nga organet administrative të shtetit, siç është rasti në Shqipëri.

Dardeli thotë se qeveria duhet të reflektojë dhe të ndryshojë amendamentet që po përpiqet të miratojë tani.

“Informacioni i mirë është gjëja që duhet të promovojë qeveria shqiptare dhe nuk duhet të fokusohet në parandalimin e një lajmi të rremë. Betejën me lajme të rreme individuale, gjithmonë do ta humbë. Duhet të fokusohet tek informacioni i mirë dhe tek aftësitë kritike të qytetarëve për të procesuar informacionin – të investojë në edukim, në mendimin kritik, duke filluar nga fëmijët e deri tek të rinjtë”.

Megjithëse është përpjekur të përmirësojë paketën anti-shpifje, zoti Dardeli thotë se amendamentet që po diskutohen tani nuk kanë ndryshuar.

“Në radhë të parë, Autoriteti i Mediave Audiovizive po fiton pushtet më tepër seç i duhet për të kontrolluar shtypin dhe përmbajtjen që sjell shtypi në jetën e përditshme të shqiptarëve. Gjithashtu këshilli i Ankesave që ekziston poshtë AMA-s po fuqizohet dhe në fjalë konkrete po i jepet diskrecion dhe një farë monopoli për t’u marrë me cilësinë e përmbajtjes që botojnë mediat shqiptare. Gjithmonë kur kemi monopol dhe diskrecion kemi korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit. Kjo është baza, ky është themeli që qeveria shqiptare duhet ta korrigjojë”.

Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropianë dhe drejt institucioneve perëndimore, thonë ekspertët, integrimi i Shqipërisë në këto institucione nuk bëhet duke e sulmuar shtypin e lirë dhe lirinë e fjalës. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Qenka plakur shumë”, shokët e ushtrisë takohen pas 46 vitesh (VIDEO)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, kanë ardhur dy shokë ushtrie të cilët e kanë rigjetur njëri-tjetrin para 3...

“Maradona mund të jetë vrarë”, mediat e huaja nxjerrin faktet

Diego Armando Maradona u nda nga jeta në mënyrë të papritur, në moshën 60-vjeçare. Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona, u operua në tru...

“Po në tualet do na nxirrni?”, Ardit Gjebrea nuk ia përton fanses

Këtë të dielë, në emisionin e përjavshëm “E  diela shqiptare”, do jetë e ftuar këngëtarja e njëkohësisht moderatorja Jonida Maliqi, e cila bashkë me...

‘S’jemi të pavarur dhe as të çliruar, 5 miliarderë na kanë marrë peng’

Politogolu dhe analisti Afrim Krasniqi, ndryshe nga atmosfera festive gjatë këtyre dy ditëve ka dalë me një gjykim ndryshe. Përmes një postimi në Twitter,...

Busti i Skënderbeut/Spahiu: Kanë ëndërruar që të jetë më i gjatë se Rama

Dje në Prizren u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”. Në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e...