Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti. Nipi i tij, Edmond Prifti, nëpërmjet në postimi prekës në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit.
Apostol Prifti është një nga prokurorët më të njohur në vend dhe me një karrierë tejet të gjatë.
Disa muaj më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi u njoh me të dhënat personale nga Sektori i Burimeve Njerëzore, votoi në unanimitet projekt-vendimin për mbarimin e statusit të prokurorit Prifti, pasi mbushi moshën e daljes në pension pleqërie.
Statusi
“E kishim lënë të takoheshim me të mrekullueshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipce s’më gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”.