Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Boris Johnson, fitore historike në zgjedhje

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Boris Johnson, fitore historike në zgjedhje

Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson, fitoi shumicën e vendeve në parlamentin britanik, një rezultat vendimtar i zgjedhjeve të mbizotëruara nga Brexit-i, që do t’i mundësojë kryeministrit të përmbushë planet e tij për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, muajin e ardhshëm.

Sipas rezultateve paraprake partia e Johnson ka fituar 363 vende në parlamentin 650 vendesh duke lënë prapa Laburistët e Jeremy Corbyn me 203 vende.

Kryeministri Johnson e cilësoi fitoren e tij më të madhen që nga vitet e 80-ta, kur konservatorët drejtoheshin nga Margaret Thatcher.

Duke folur para mbështetësve të tij në Londër, ai tha se qeveria tani ka një shumicë të mjaftueshme në parlament për të përmbushur Brexit-in.

“Kjo do të thotë që jetësimi i Brexit-it është bërë tani vendim i pakundërshtueshëm, i pandryshueshëm për popullin britanik”, tha ai.

Zgjedhjet ishin humbje e thellë për udhëheqësin e së majtës, Jeremy Corbyn, i cili u përball me thirrjet për dorëheqjen e tij ndërsa rezultatet po publikoheshin.

Ai i cilësoi rezultatet si “shumë dëshpëruese” dhe tha se nuk do të drejtojë partinë në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse kundërshtoi thirrjet për dorëheqje të menjëhershme, shkruan “Voa”.

Reagime pas zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se fitorja e kryeministrit Johnson do të thotë se Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë mundësi të arrijnë një marrëveshje të madhe tregtare pas Brexit-it.

“Kjo marrëveshje ka mundësitë që të jetë shumë më e madhe dhe më fitimprurëse se çdo marrëveshje që mund të bëhej me BE-në”, shkroi presidenti Trump duke përgëzuar kryeministrin Johnson.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, tha të premten se Bashkimi Evropian “pret që sa më parë parlamenti britanik të votojë (Brexit-in)… Është me rëndësi që të ketë qartësi”, tha ai.

Ligjvënësi gjerman, Norbert Roettgen, nga radhët e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, shkroi se “nuk është fshehtësi që unë doja që Mbretëria e Bashkuar të mbeten në BE. Por qytetarët britanik vendosën dhe duhet të pranojmë zgjedhjen e tyre.

Me fitoren e Johnsonit, Brexit-i është bërë i pashmangshëm. Qëllimi ynë tani është t’i mbajmë sa më të ngushta marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi ai.

Tags: boris johnsonBrexitfitore historikepartia konservatore

TË LIDHURA

Negociatat për planin 28-pikësh të Trump, Ukraina pranon “thelbin” e propozimit amerikan të paqes
Bota

Negociatat për planin 28-pikësh të Trump, Ukraina pranon “thelbin” e propozimit amerikan të paqes

17:53 | 25/11/2025
Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe
Bota

Ukraina pranon ofertën e Trump/ Scholz–Zelensky: Prioritet negociatat për paqe

16:34 | 25/11/2025
Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin
Bota

Tre ditë grevë, “paralizohet” Belgjika, sindikatat bllokojnë të gjithë vendin

14:49 | 25/11/2025
Next Post
“Engjëjt do kujtohen”, tifozët e Partizanit dedikim viktimave të tërmetit

“Engjëjt do kujtohen”, tifozët e Partizanit dedikim viktimave të tërmetit

Ende pa marrëveshje për koalicionin qeverisës, LVV dhe LDK takohen sërish nesër

Ende pa marrëveshje për koalicionin qeverisës, LVV dhe LDK takohen sërish nesër

Komiteti Gjyqësor miraton akuzat për shkarkim kundër Trump

Komiteti Gjyqësor miraton akuzat për shkarkim kundër Trump







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

by mirseda
17:55 | 25/11/2025
0

Në fillim të korrikut, landfilli i mbetjeve që duhej të përpunoheshin në inceneratorin jofunksional të Elbasanit u...

Negociatat për planin 28-pikësh të Trump, Ukraina pranon “thelbin” e propozimit amerikan të paqes

Negociatat për planin 28-pikësh të Trump, Ukraina pranon “thelbin” e propozimit amerikan të paqes

17:53 | 25/11/2025
Situata te rivalët e Kosovës, trajneri mund të shkarkohet para Play Off

Situata te rivalët e Kosovës, trajneri mund të shkarkohet para Play Off

17:43 | 25/11/2025
Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së

Serbia arreston ish-ushtarin e UÇK-së

17:25 | 25/11/2025
Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com