Në nisje të ndeshjes Tirana-Partizani ka pasur momente prekëse.
Në fushën e gjelbër kanë hyrë me radhë forcat e ushtrisë, policisë, zjarrfikësve dhe urgjencës civile që morën pjesë në operacionet e shpëtimit pas tërmetit, teksa tifozët e dy grupimeve i përshëndetën me duartrokitje të gjata.
Po ashtu një solidarizim është vënë re edhe nga ana e tifozëve të Partizanit.
“Muret do ngrihen sërish, engjëjt do kujtohen përgjithmonë”, shkruhej në pankartën gjigante të hapur në rreshtat e tifozëve në kujtim të 51 personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit.