Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ka dhënë dëshminë e saj në Prokurori në lidhje me kallëzimin penal të ngritur ndaj Ardian Dvoranit.
Sipas BalkanWeb, Tusha ka dhënë sqarime në lidhje me mbledhjet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërkohë bëhet me dije se Prokuroria pritet të sekuestrojë edhe procesverbalet e mbledhjeve të KED dhe regjistrimet audio të mbledhjeve.
Pas dëshmisë së Vitore Tushës, në prokurori do të thirren për të dhënë dëshminë e tyre edhe anëtarët e KED.