Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Shmangën detyrimet doganore, bien në pranga 3 policë në Korçë

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sherr në Kadastrën e Tropojës/ Qytetari: Drejtori më goditi në zyrën e tij, nuk më regjistron pronën

Tre oficerë policie, një doganier dhe një kontrollor janë arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi dyshohen se kanë lejuar kalimin e 4 kamionëve të ngarkuar me mall të dyshuar kontrabandë.

Ndërkohë policia njofton se gjashtë persona janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Gorica”. Të akuzuarit kanë lejuar futjen e mallit kontrabandë nag Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ata kanë shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin TIMS, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga të cilët 1 doganier, 3 punonjës të Policisë Kufitare, 1 shtetas, si edhe shpallen në kërkim 7 të tjerë. Sekuestrohet sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë (konfeksione dhe goma mjetesh të përdorura).

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gorica”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandimit me konfeksione dhe mallra të ndaluar, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Sh.D., 35 vjeç, banues në Korçë, me detyrë doganier pranë Doganës së Goricës.

Y.Rr., 53 vjeç, banues në Tiranë, punonjës policie me detyrë përgjegjës turni.

B.H., 54 vjeç, banues në Korçë, punonjës policie me detyrë kontrollor.

J.K., 51 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Pustec, punonjës policie me detyrë trup shërbimi, pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

A.H., 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

M.K., 35 vjeç, banues në Bilisht; N.S., 44 vjeç, banues në Liqenas; A.H., 42 vjeç; E.Z., 44 vjeç; A.P., 37 vjeç; Dh.K., 23 vjeç; M.Xh., 35 vjeç, banues në Korçë.

Punonjësi i Doganës (shtetasi Sh.D.,) në bashkëpunim me punonjësit e policisë dhe shtetasit e lartpërmendur, kanë lejuar kalimin e 4 mjeteve tip kamion të ngarkuar me mallra të dyshuara kontrabandë konfeksione dhe goma automjetesh të përdorura, nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur detyrimet doganore dhe falsifikuar të dhënat e mjeteve në dokumentacionet e tyre dhe në Sistemin Tims, ku 2 nga këto mjete u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen e personave të shpallur në kërkim, si edhe gjetjen dhe bllokimin e 2 mjeteve të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”.

TË LIDHURA

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Next Post
Një vit nga taksa 100%, Serbia ka humbur tregun e Kosovës

Një vit nga taksa 100%, Serbia ka humbur tregun e Kosovës

Johnson premton zvogëlimin e numrit të imigrantëve nëse fiton zgjedhjet

Johnson premton zvogëlimin e numrit të imigrantëve nëse fiton zgjedhjet

Zheji e thotë troç: Kam kërkuar pistoletë për vetëmbrojtje (video)

Tërmeti që po themelon diktaturën







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…
Showbizz

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

by mirseda
21:52 | 20/04/2026
0

Pas largimit të bujshëm të Argjira Spancës nga “She’s On Top”, një epokë e re po nis...

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com