Bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë Linda Rama, është ofruar si vullnetare për të menaxhuar krizën në vend të krijuar nga tërmeti.
Me eksperiencën e saj në menaxhimin e krizës humanitare gjatë luftës në Kosovë, Linda Rama do t’i vijë sërish në ndihmë shqiptarëve, përpos organizatave, shteteve që janë solidarizuar me ne dhe individëve që po kontribuojnë, shkruan “Tv Klan”.
Ajo do të asistojë një grup ekspertësh të huaj, kryesisht nga USAID.
Ky grup do të evidentojë të gjitha dëmet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, si dhe do të përdorë metodologjinë për të matur strukturat e ndërtesave.