Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Jo të gjitha Çadrat janë njëlloj

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vetëvendosja, Astiri dhe një deklaratë e panevojshme

Nga Skënder Minxhozi

Një javë nga tërmeti më shkatërrimtar i 40 viteve të fundit, politika shqiptare nuk ka gjetur kohë dhe vullnet që të shihet në sy e të ulet e të flasë mes vetes, për mënyrën sesi vendi do të dalë nga tuneli i errët i tragjedisë ku e futi forca e verbër e natyrës.

Në këto ditë emergjencash ekstreme, me të vdekur e të plagosur që nxirreshin nga rrënojat, palët politike kanë rënë dakord për një “antantë” krize, diçka mëse e domosdoshme dhe e lavdërueshme për të siguruar një minimum normaliteti në mes të rrënojave. Është merita kryesisht e opozitës që është instaluar ky pakt mossulmimi në distancë, e kjo i ka dhënë një imazh serioz e konstruktiv Bashës e krerëve të partive të tjera opozitare.

Këto orë po flitet ndërkaq për një hap tjetër, më të avancuar, drejt uljes së armëve mes qeverisë dhe opozitës. Edi Rama ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që të ketë një takim me Lulzim Bashën, për të shqyrtuar idetë dhe propozimet që pakica ka, në lidhje me daljen nga kriza humanitare dhe për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga tërmeti. Nga ana e tij, Basha po mjaftohet me aktivizimin në ndihmë të zonave të goditura dhe kontaktet me teknicienët e inxhinierët që ofrojnë ekspertizë rreth situatës, por pa pranuar ftesën e kryeministrit.

Një cic-mic ftesash e kundër-mesazhesh po shkëmbehet këto orë mes dy krerëve politikë, që të kujton dy krizat politike, atë të Çadrës së vitit 2017 dhe këtë të vitit që po mbyllet, kur u dogjën mandatet parlamentare dhe u braktisën bashkitë. Është i njëjti hezitim, i njëjti paragjykim, e njëjta mungesë e theksuar besimi.

Askush s’e paragjykon sot Lulzim Bashën që të mos i besojë Edi Ramës. Shkaqet për një qëndrim të tillë janë të vjetra, të thella dhe vetë opozita mendon se janë edhe të përligjura. Por jo të gjitha Çadrat ngjajnë mes tyre. Dhe me çadër nënkuptohet jo domosdoshmërish ngrehina 100 ditëshe e opozitës në bulevard dy vjet më parë, por në përgjithësi loja politike meskine të të dyja palëve, kalkulimet e tyre të vogla në funksion të pushtetit.

Ndërkohë , përballë kësaj çadre aspak të lavdishme në kushtet ku ndodhemi të gjithë, ngrihen çadrat e 4500 shqiptarëve që mëngjesi i 26 nëntorit i la pa shtëpi dhe pa të gjithë investimin e jetës. Këto dy lloja çadrash nuk ngjajnë aspak mes tyre dhe pikërisht pse është kështu, sot tingëllon e tejkaluar dhe banale që të kalkulosh me logjikën e vitit 2017, se po i dhe dorën kundërshtarit, ai do ta përdorë foton e rastit me ty për kapital politik.

Tërmeti nuk i ka rënë qeverisë, i ka rënë Shqipërisë. Dhe Shqipërinë e përfaqëson jo vetëm qeveria. Ndodhemi përballë një emergjence të tillë, kur është imperative që secili të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Qeveria, përgjegjësinë për nxjerrjen e vendit nga drama e tërmetit, opozita, përgjegjësinë për të përfaqësuar atë pjesë të popullit që e ka votuar dhe për të dhënë mbështetjen e saj aktive në kushtet ku ndodhet vendi.

Basha ka bërë publike tre propozime konkrete në lidhje me daljen nga kriza humanitare dhe rindërtimi. Është rasti që t’ja thotë Ramës në sy atë që mendon, jo duke bërë “ekskursione” sa për shou me kryeministrin nëpër rrënoja me kamerat pas, por në zyrat e selitë e këtij shteti, hapur dhe publikisht, duke e parë në sy. Le t’ja heqë alibinë kryeministrit, që ndoshta po tenton tinëzisht ta mbajë larg Bashën, pikërisht duke e provokuar publikisht e duke e ngacmuar me ftesa për t’u takuar!

Është koha që palët të ulen, ndryshe loja e propozimeve e ftesave pa përgjigje do të zbulojë në sytë tanë si popull, se këta nuk ditkan të ulen e të zbuten edhe përballë tërmeteve. Kursejani këtë akt papërgjegjshmërie këtij populli.

Tags: komentskender Minxhozi

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Pasojat e tërmetit/Televizioni gjerman jep shifrat: Ja sa do kushtojë rindërtimi

Tërmeti/ 19 pacientë po marrin ende mjekim, 3 të tjerë jashtë vendit

Foto/ Ish-ministri i Drejtësisë Manjani: Gjykimi në Tiranë i protestuesve, është i paligjshëm

“Lotët e krokodilit”, Ylli Manjani tregon kartën e re elektorale të Ramës

Vasili-qeverisë: Hartoni planin sanitar. Zonat e prekura kanë potencial epidemik

Vasili-qeverisë: Hartoni planin sanitar. Zonat e prekura kanë potencial epidemik







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com