Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, po organizojnë një nisëm shumë humane. Ka të bëjë me përfshirjen e fëmijëve nga zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri; të cilët janë duke u strehuar në Kosovë, që të vijojnë mësimin në shkollat e Kosovës.
Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit, Shkelzim Murtezi, theksoi se Asociacioni dhe Komunat në Kosovë do të ofrojnë shkollimin e fëmijëve në kuadër të shkollave kosovare. Pasi siç tha ai fëmijët nuk duhet të humbin asnjë ditë të shkollimit të tyre.
“Në bazë të të dhënave të Asociacionit, në Kosovë kanë arritur mbi 500 qytetar nga shqipëria, ndër tyre ka edhe shumë fëmijë. Asociacioni është duke u koordinuar më të gjitha Agjencitë Turistike dhe Organizatat që janë duke sjellur vullnetarisht qytetarët nga Shqipëria për t’i strehuar në Kosovë.Ne i bëjmë thirrje të gjith Organizatave siç janë PLISAT, LETS DOIT KOSOVA etj., Bizneseve dhe Agjencitë Turistike, qytetarëve etj. që ta na dergojnë të dhënat mbi çdo fëmijë që është duke u strehuar në Kosovë, në mënyrë që të mundësojmë integrimin e tyre të shpejt në shkollat tona”, thuhet në njoftimin e Asociacionit.
Njoftimi i plotë i Asociacionit për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës:
Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, jemi duke bërë koordinimin kombëtar për të organizuar mundësimin e shkollimit në Kosovë për fëmijët nga zonat të prekura të shqipërisë, që janë duke u strehuar në Kosovë. Në bazë të të dhënave të Asociacionit, në Kosovë kanë arritur mbi 500 qytetar nga shqipëria, ndër tyre ka edhe shumë fëmijë. Fëmijët të strehuar në Kosovë duhet të mos humbin asnjë ditë të shkollimit të tyre. Asociacioni dhe Komunat në Kosovë, do të ofrojnë shkollimin e tyre në kuadër të shkollave tona.
Asociacioni është duke u koordinuar më të gjitha Agjencitë Turistike dhe Organizatat që janë duke sjellur vullnetarisht qytetarët nga Shqipëria për t’i strehuar në Kosovë.
Ne i bëjmë thirrje të gjith Organizatave siç janë PLISAT, LETS DOIT KOSOVA etj., Bizneseve dhe Agjencitë Turistike, qytetarëve etj. që ta na dergojnë të dhënat mbi çdo fëmijë që është duke u strehuar në Kosovë, në mënyrë që të mundësojmë integrimin e tyre të shpejt në shkollat tona.