Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një tragjedi e paralajmëruar dhe fatura që duhet të paguajmë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një tragjedi e paralajmëruar dhe fatura që duhet të paguajmë

Nga: Marsela Sinani

Shqipëria është një ndër vendet që preket nga fatkeqësi natyrore si tërmetet, përmbytjet, rrëshqitjet e tokës, zjarret në pyje etj. Tërmeti që shkundi tokën në 26 nëntor, është një fenomen natyror që godet pa paralajmërim.

Kjo situatë nxori në pah mjaft problematika të cilat edhe kur përfliteshin, bëhej ‘një sy qorr e një vesh shurdh’. Dëmi ishte i përmasave të jashtëzakonshme. Numri i viktimave që rritet nga ora në orë, ankthi për të gjetur trupat nën rrënoja, e më tej gjetja e një strehimi provizor, e çdo bëhet me të ardhmen e qindra familjeve të cilat ngrenë sytë lart.

Dridhjet e tokës që u ndjenë në të gdhirë të së martës, treguan edhe një anë tjetër të pamundësisë për t’ia hedhur paq nga tërmetet. Ne nuk kemi kapacitetet e mjaftueshme për tu përballur me katastrofa natyrore. Tërmeti na dha mësimin më të rëndësishëm se ne duhet të bëjmë me urgjencë testimin e godinave. Tërmeti që na tronditi në shtator, për fat të mirë solli vetëm dëme materiale. Paniku ishte i paevitueshëm.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ndonëse u tha se do të verifikoheshin të gjitha dëmtimet, do të riparoheshin ato dhe njerëzit do të rinisnin jetën normale, për hir të së vërtetës, asgjë nuk ndodhi. Tërmeti para dy ditësh demonstroi se nuk ishte bërë gjë, ose fare pak. Shumë godina kanë dalë jashtë funksionit, pjesa dërrmuese kanë pësuar plasaritje.

Nuk mund ta imagjinoj një tërmet tjetër të fortë, për të kthyer përmbys jetën tonë! Tërmetet nuk mund të parashikohen, por ama sot ka teknologji, pajisje të posaçme dhe njerëz të specializuar që i njohin mirë ato teknologji. Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike, ndaj është zonë e prirur për tërmete. Me tërmetin e fundit një gjë është e sigurtë, popullatës i ka hyrë frika në palcë. Kur ndodhemi në këto kushte, shpesh ngremë sytë nga qielli, se diçka më e mirë do ndodhë.

Tërmeti nuk varet nga ne, por ndërtimet po. Përmasat e katastrofës janë shumë më të mëdha. Po shohim vetëm ndërtesat që janë hedhur në tokë, por shumë të tjera rrezikojnë jetën e banorëve. Ky është çmimi që po paguajmë me shkeljet, që janë bërë me ndërtesat vend e pa vend. Në Durrës, mijëra njerëz kanë ngritur shtëpi në një zonë që është 2 metra nën nivelin e detit (ish-Këneta) dhe ku nuk ka asnjë infrastrukturë kullimi. Në zonën e plazhit, pallate e hotele të ndërtuara mbi rërë kanë pësuar dëme serioze, edhe pse nuk janë shembur.

Po kështu, profesoresha e ndërtimit, Luljeta Bozo, konfirmoi se shembjet e pallateve dhe ndërtesave në Durrës nxjerrin në pah problemet me planimetritë inxhinierike. Specialistja theksoi se në këtë qytet është ndërtuar pranë vijës bregdetare, dhe se bazamentet në këtë zonë janë problematike. E thënë troç, nëse themelet janë të shëndetshme, strukturat punohen fare normale. Dy tërmetet e fundit që tronditën Shqipërinë, nxorën në pah gabimet e inxhinierëve.

26 nëntori na dëshmoi se sa dëmtime i janë bërë tokës, sa është abuzuar me të. Ajo ditë ishte një dritë në fund të tunelit, duke na paralajmëruar se e kemi ‘kafshuar’ rëndë mjedisin dhe natyra po na kthehet me të njëjtën ‘monedhë’. Kjo është fatura që duhet të paguajmë.

Tags: durrestermetthumanetirane

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
Fotot trishtuese, BBC për tëmetin: Zhduket shpresa për gjetjen e të mbijetuarve

Një tjetër pallat në Tiranë shpallet i pabanueshëm, kërkohet evakuimi i banorëve

Prekëse/ I moshuari mes lotësh: 10 euro që kam, do i dhuroj për Shqipërinë

Prekëse/ I moshuari mes lotësh: 10 euro që kam, do i dhuroj për Shqipërinë

Tërmeti/ Luan Rama: Po përdorin fatkeqësinë për propagandë

Tërmeti/ Luan Rama: Po përdorin fatkeqësinë për propagandë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com