Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zemra e Kosovës pikon gjak për vuajtjet e Shqipërisë

6 vjet ago
in Aktualitet, Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fotot trishtuese, BBC për tëmetin: Zhduket shpresa për gjetjen e të mbijetuarve

Nga Jeta Krasniqi

Shumë jetë të humbura la pas tërmeti që goditi Shqipërinë. La pas shumë njerëz të dëshpëruar, të cilët në qiell të hapur, janë duke u lutur dhe duke shpresuar në mrekulli. Në atë që të dashuritë e tyre të cilët janë të ngujuar prej ditësh tashmë nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, të shpëtojnë të gjallë.

Në këto momente të tragjedisë për shumë familje në Shqipëri, qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës i ndjejnë të freskëta plagët e luftës që dikur përjetuan. Njerëz të pastrehë, njerëz të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre, që kanë humbur shtëpitë e tyre, pamjet e dhimbjeve dhe vuajtjeve, janë të gjitha shumë të njohura për ta. Njëzet vite më parë, qindra mijëra shqiptarë të Kosovës ishin detyruar të iknin për të shpëtuar nga regjimi serb. Shumë prej tyre ishin viktima të krimeve të tmerrshme, humbën më të dashurit e tyre dhe humbën gjithçka që kishin.

Të rraskapitur, të etur, të uritur, të plagosur e të mavijosur nga torturat që u ishin shkaktuar nga regjimi serb, me shpirtra të shkatërruar dhe ëndrra të rrënuara, rreth 1 milion shqiptarë kaluan kufirin me Shqipërinë në vitet 1998 – 1999.

Në ngrohtësinë e njerëzve të thjeshtë që erdhën në shpëtim të tyre, të cilët me aq bujari hapën shtëpitë për t’i strehuar, të cilët ndanë tryezat e tyre modeste, shqiptarët e Kosovës gjetën humanizëm të papërshkrueshëm, gjetën solidaritetin dhe sakrificën e shqiptarëve.

Te shqiptarët e Shqipërisë, ata gjetën fijet e para të shpresës, dorën e ndihmës për t’u ringritur, për t’u rindërtuar dhe dhanë premtimin që në kohë të vështira, do t’i qëndrojmë gjithmonë pranë njëri-tjetrit.

E vërtetë, historitë janë të ndryshme. Shqipëria është goditur nga një fatkeqësi natyrore, ndërsa 20 vjet më parë shqiptarët e Kosovës ishin viktima të spastrimit etnik, të krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Slobodan Miloseviqit. Humbje të shkaktuara nga natyra kundrejt shkatërrimeve të shkaktuara nga vet njeriu.

Megjithatë, përballë shkatërrimit, lidhja që ne ndajmë si një popull që i qëndrojmë gjithmonë pranë njëri-tjetrit, na ka shtyrë përpara që të tejkalojmë çdo sfidë.

Që nga orët e para që tërmeti vdekjeprurës goditi Shqipërinë, shqiptarët e Kosovës nxituan t’u vijnë në mbështetje e ndihmë qytetarëve të Shqipërisë. Ndërsa shteti i Kosovës ndërmori menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të dërguar ekipe të specializuara që do të ndihmonin misionet e shpëtimit në Shqipëri, njerëz nga të gjitha fushat e jetës u mobilizuan në një mënyrë të jashtëzakonshme.

Në të gjithë Kosovën u hapën pika grumbullimi për të mbledhur ndihma. Menjëherë filluan nismat për mbledhjen e fondeve, ku nuk hezituan të kontribuojnë të gjithë – njerëz të pasur e të varfër, të shëndetshëm e të sëmurë. Me lot në sy dhe në ankth për tragjedinë që familjet shqiptare po përjetojnë, mbledhja e ndihmave, sigurimi i ushqimeve, i rrobave dhe strehimit u bë qëllimi kryesor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

U bëmë dëshmitarë të shumë shembujve të këtij angazhimi. Një grua që vuan nga kanceri iu përgjigj thirrjes për të dhuruar fonde; një polic dhuroi rrogën e tërë muajit; një shitës rruge i çokollatave në Prishtinë dhuroi të ardhurat e tij të ditës për familjet në Shqipëri.

Fëmijët në shkolla mblodhën ushqime, rroba dhe libra për vëllezërit dhe motrat e tyre në Shqipëri. Një grup tifozësh futbolli vazhdoi të mbledh parreshtur donacione dhe t’i dërgojë ato në Shqipëri. E shumë e shumë fytyra të tjera të shpresës i pamë në këto ditë.

Të gjitha mediat e Kosovës janë tashmë në Shqipëri për të mbuluar çdo ngjarje duke ua dëshmuar të gjitha familjeve shqiptare se qytetarët e Kosovës janë pranë tyre, në çdo moment. Duke ftuar secilin prej tyre me zemër të hapur që të kalojnë këto ditë të vështira në Kosovë, në shtëpitë e tyre. Ndërsa angazhohen që qindra vetura, autobusë, kamionë të mbushura me ndihma, dhe qytetarë si një lumë shprese t’i drejtohen pandalim Shqipërisë për të ofruar ndihmë.

Të përkushtuar për të bërë çdo gjë, për të lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre, për të dëshmuar se ata nuk janë vetëm, për t’iu thënë se së bashku ne mund t’i rindërtojmë jetët tona edhe nga hiri i shkatërrimit dhe dëshpërimit.

Kjo është vërtetë dëshmi unike e solidaritetit, e njerëzimit, e dashurisë njerëzore që në ndajmë, e cila është në thelb të marrëdhënies tonë njerëzore. Dëshmi e një kombi, populli i të cilit mban e ruan pishtarin e shpresës për njëri-tjetrin. Padyshim ky është një mësim për të gjithë se çfarë do të thotë njerëzim./ Balkan Insight

Tags: kosovapikonShqipërinëtermetivuajtjazemra

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Next Post
Pasojat e tërmetit/ Ambasada e SHBA-së: Ndihmë për çdo gjë që do na kërkoni

Pasojat e tërmetit/ Ambasada e SHBA-së: Ndihmë për çdo gjë që do na kërkoni

Zbuloni sa tërmete e kanë goditur vendin tonë që nga e marta

Zbuloni sa tërmete e kanë goditur vendin tonë që nga e marta

“Një këshillë shumë e rëndësishme”/ Meta: Të nisë urgjentisht testimi i godinave

“Një këshillë shumë e rëndësishme"/ Meta: Të nisë urgjentisht testimi i godinave

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com