Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Detajet/ Vajzat rekrutoheshin nga “Zogu” dhe pronarja e një qendre estetike

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Detajet/ Vajzat rekrutoheshin nga “Zogu” dhe pronarja e një qendre estetike

Policia ka dhënë më shumë detaje në lidhje me arrestimin e Hermes Nikaj, i njohur për publikun si “Zogu i Tiranës”.

Bëhet me dije se nga operacioni “YOUR TURN” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion, kanë rënë në pranga 4 persona:

– Hemes Nikaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

U shoqërua në Polici, ja me kë e kaloi natën ‘Zogu i Tiranës’

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni  nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

– H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Shoqërohet në polici “Zogu i Tiranës”

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.

Tags: akuzatarrestimihermes nikajpolici

TË LIDHURA

Gara për kreun e PD/ A do jetë kandidat? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

Gara për kreun e PD/ A do jetë kandidat? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 | 17/03/2026
Tragjedi pas dhunës së ish-partnerit/ Babai i Xhuanës: “Presim drejtësi, jemi të vdekur në shpirt!”
Aktualitet

Tragjedi pas dhunës së ish-partnerit/ Babai i Xhuanës: “Presim drejtësi, jemi të vdekur në shpirt!”

12:38 | 17/03/2026
Aksidenti me vdekje në Tiranë, dalin pamjet kur bashkëshorti i të ndjerës arrin në vendngjarje
Aktualitet

Aksidenti me vdekje në Tiranë, dalin pamjet kur bashkëshorti i të ndjerës arrin në vendngjarje

12:16 | 17/03/2026
Next Post
RAI, reportazh për vizitën e Presidentit Meta në Casalvecchio të Puglias

RAI, reportazh për vizitën e Presidentit Meta në Casalvecchio të Puglias

Përmbytje masive në Francë, shënohen 2 viktima

Përmbytje masive në Francë, shënohen 2 viktima

“Jam Frani nga Lezha, e dua shumë”, gruaja shokohet nga i ftuari në studio

"Jam Frani nga Lezha, e dua shumë", gruaja shokohet nga i ftuari në studio







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Rajoni

KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës

by mirseda
13:30 | 17/03/2026
0

Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit...

Gara për kreun e PD/ A do jetë kandidat? Ja si përgjigjet Berisha

Gara për kreun e PD/ A do jetë kandidat? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 | 17/03/2026
“Pse s’ka zarf të zi?”- Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

“Pse s’ka zarf të zi?”- Miri shtyn në mes të kuzhinës Artanin!

12:45 | 17/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Tragjedi pas dhunës së ish-partnerit/ Babai i Xhuanës: “Presim drejtësi, jemi të vdekur në shpirt!”

Tragjedi pas dhunës së ish-partnerit/ Babai i Xhuanës: “Presim drejtësi, jemi të vdekur në shpirt!”

12:38 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com