gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Bregu: Mbi 5 milion njerëz janë larguar nga vendet e Ballkanit Perëndimor

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Bregu: Mbi 5 milion njerëz janë larguar nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha në Zagreb se demografia e Evropës dhe Ballkanit Perëndimor po ndryshon, pasi në shtatë vitet e fundit nga rajoni janë larguar më shumë se pesë milion qytetarë.

“Këto shifra mund të jenë edhe më të larta duke pasur parasysh që 35 për qind e të rinjve në rajon janë të papunë ndërkaq 62 për qind duan të shkojnë dhe të punojnë jashtë vendit”, tha Bregu duke cituar të dhënat nga Barometri Ballkanik për vitin 2019.

Në një takim mbi sfidat dhe përgjegjësitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së të organizuar në kuadër të Kongresit vjetor të Partive Popullore Evropiane (EPP),  Bregu theksoi se bashkëpunimi rajonal ka kuptim, vetëm nëse caku përfundimtar është integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të lidhur tregjet dhe njerëzit, për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në të gjithë rajonin, për të përmirësuar sistemin tonë arsimor për të përmbushur nevojat e tregut të punës, fuqizimin e grave e të tjera”, tha Bregu.

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit po përballen me largimin e popullatës së tyre, kryesisht e të re në moshë, në vendet e Bashkimit Evropian.

Niveli i papunësisë në shumicë e këtyre vendeve është shumë i lartë.

Në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane të mbajtur në Zagreb, kryetar është zgjedhur presidenti në shkuarje i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Partia Popullore Evropiane është themeluar më 1976, dhe e quan veten aleancë të qendrës së djathtë, në të cilën përfshihen 84 parti dhe partnerë në 42 shtete, si dhe funksionon mbi parimin e “përkushtimit për një Evropë të fortë të bazuar në modelin federal që shtrihet në parimin e decentralizimit”.

EPP është grupacioni më i madh politik në Parlamentin Evropian. /REL

Tags: Ballkani PerëndimorMajlinda Bregunjerëzvendet

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
27 vite nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron gjenocidin
Rajoni

27 vite nga bombardimet e NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron gjenocidin

11:19 | 24/03/2026
Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë
Rajoni

Nis gjyqi për tragjedinë e Tempit në Greqia, por ndërpritet nga tensionet në sallë

19:12 | 23/03/2026
Next Post
Për sa vjet mund ta shlyejmë borxhin publik?

LSI, nyja kyçe për PD-në

Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet për betimet në Kirgistan e Gjeorgji

Venecia për Gjykatën Kushtetuese/ Opinionet për betimet në Kirgistan e Gjeorgji

I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

“Tërmet” në qeverinë Meloni pas humbjes së referendumit, japin dorëheqjen ministrat, kush janë ata
Bota

“Tërmet” në qeverinë Meloni pas humbjes së referendumit, japin dorëheqjen ministrat, kush janë ata

by mirseda
20:19 | 24/03/2026
0

Pas humbjes në referendumin për reformën në drejtësi, qeveria e Kryeministres Giorgia Meloni po përballet me një...

Lufta ndaj Iranit, NYT: Princi saudit shtyn Trump drejt përshkallëzimit

Lufta ndaj Iranit, NYT: Princi saudit shtyn Trump drejt përshkallëzimit

20:17 | 24/03/2026
Zbulohen pilotët që humbën jetën në përplasjen në Nju Jork

Zbulohen pilotët që humbën jetën në përplasjen në Nju Jork

19:45 | 24/03/2026
Poloni–Shqipëri, OPTA parashikon duelin për Botërorin 2026: Kuqezinjtë lënë pas rivalët

Poloni–Shqipëri, OPTA parashikon duelin për Botërorin 2026: Kuqezinjtë lënë pas rivalët

19:35 | 24/03/2026
“Do vendos pas konsultimeve”, Spiropali: Taulant, mblidh grupin pa vonesë!

“Do vendos pas konsultimeve”, Spiropali: Taulant, mblidh grupin pa vonesë!

19:22 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com