Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbardhet takimi i Metës me krerët e opozitës, paralajmërimet e Presidentit

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet takimi i Metës me krerët e opozitës, paralajmërimet e Presidentit

Presidenca ka zbuluar çfarë u arrit në takimin e kreut të shtetit, Ilir Meta me kryetarët e opozitës së bashkuar.

Institucioni në fjalë bën me dije se një ndër temat më të diskutuara në takim ka qenë përplasja institucionale për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa i ka njohur liderët e partive opozitare për situatën kaotike që ka mbërthyer vendin.

“Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues”, thuhet në njoftim.

Ndërsa theksoi se e vetmja rrugë e sigurt për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BE-në është përmbushja e menjëhershme e kushteve të Bundestagut.

Mbyllet takimi 90 minutësh mes opozitës dhe Presidentit

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.
Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.

Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

Presidenti Meta vuri në dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, dhe për ndalimin e shpopullimit dramatik të vendit.

Pas takimit me Presidentin, Shehi flet për gazetarët

Tags: Gjykata Kushtetueseilir metapartite opozitarepresidenca

TË LIDHURA

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion
Aktualitet

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

13:51 | 13/03/2026
Spiropali, Xhafaj dhe Gonxhja munguan në seancën për “Ballukun”, Rama: Arsyen duhet ta mësojë…
Aktualitet

Spiropali, Xhafaj dhe Gonxhja munguan në seancën për “Ballukun”, Rama: Arsyen duhet ta mësojë…

13:48 | 13/03/2026
Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit
Aktualitet

Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit

13:35 | 13/03/2026
Next Post
Basha: Qeveria është kapur në flagrancë, s’do drejtësinë

Takimi me Presidentin, Basha tregon çfarë u bisedua

Meta “shpërthen” në akuza ndaj kreut të KED: S’mund të bëjë lojëra mafioze

"Do bëhet shembull"/ Padia ndaj Ardian Dvoranit dorëzohet sot në 14:30

“Si në filma”/ Gazetarja: Gjyqtarit i ndodh e “papritura” brenda natës

"Si në filma"/ Gazetarja: Gjyqtarit i ndodh e “papritura” brenda natës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion
Aktualitet

Rama për “Ballukun”: S’kishte arsye për arrestim, nuk akuzohet për korrupsion

by mirseda
13:51 | 13/03/2026
0

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal sërish te qëndrimet e ambasadave të huaja për çështjen Balluku. Ai...

Spiropali, Xhafaj dhe Gonxhja munguan në seancën për “Ballukun”, Rama: Arsyen duhet ta mësojë…

Spiropali, Xhafaj dhe Gonxhja munguan në seancën për “Ballukun”, Rama: Arsyen duhet ta mësojë…

13:48 | 13/03/2026
Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit

Zhduket 21-vjeçarja shqiptare në Itali, hetimet fokusohen te pista e prostitucionit

13:35 | 13/03/2026
Tirana feston Ditën e Verës me makina retro dhe aktivitete për fëmijët në dy sheshet kryesore

Tirana feston Ditën e Verës me makina retro dhe aktivitete për fëmijët në dy sheshet kryesore

13:26 | 13/03/2026
Rama refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, ndërpret konferencën pas debatit me gazetaren

Rama refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, ndërpret konferencën pas debatit me gazetaren

13:23 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com