Modelja Kejvina Kthjella i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ajo ka kërkuar heqjen e sekuestros së automjetit, celularit dhe llogarive bankare, të cilat u bllokuan në llogari të hetimit të atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja. Modelja dyshohet se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar si pjesëmarrës në atentatin në fjalë, Redjan Rraja.
Kthjella u mor në pyetje pas arrestimit të tij, në lidhje me lëvizjet e Rrajës para atentatit. Sipas BalkanWeb kërkesa e modeles do të merret në shqyrtim nga gjykatësja Daniela Shirka.
Kujtojmë se nga atentati në mbikalimin e Shkozetit, mbeti i vdekur shoferi i prokurorit, Andi Maloku. Ndërsa Arian Ndoja dhe Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut mbetën të plagosur.
Në makinën e tij dosja e ish-gjyqtarit të vrarë? Arjan Ndoja sqaron të vërtetën