Një incident i rëndë është shënuar në qytezën e Rutigliano në Itali, ku 4 shqiptarë janë përfshirë në një sherr me shkopa bejsbolli.
Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezër në njërin kah e dy në kahun tjetër janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme. Ata kanë marrë lëndime të mëdha si pasojë e goditjeve me shkopinj bejsbolli e me shufra të hekurit.
Mësohet se një oficer lokal pa gjithë skenën dhe njoftoi menjëherë policinë. Të katërt personat që ishin përfshirë në sherr u arrestuan dhe u dërguan në kazermë.