Presidenti Ilir Meta, tha se të hënën do të paraqesë kallëzim penal për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim titulli apo detyrës shtetërore”.
Meta gati padinë penale: Të hënën, kallëzim penal për kreun e KED
Kreu i KED, Ardian Dvorani, i është kundërpërgjigjur Metës, duke vënë në dukje se ky informacion është marrë prej tij falë mediave. Ai shprehet se padiskutim që do ti nënshtrohet Kushtetutës, dhe ligjeve penale të vendit. Këtë detyrim, citon më tej Dvorani, do ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike.
Në reagimin e tij thuhet:
“Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallëzim penal ndaj meje.
Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.
Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.
Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.
Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi”.
Ilir Meta u shpreh se Ardian Dvorani, të cilin e cilësoi si mafioz, rrezikon burgun me veprat penale për të cilat e akuzon. Dhe që të hënën do të dorëzojë provat në prokurori kundër tij, ndërsa shtoi se po shqyrton nëse ka persona të tjerë të përfshirë. “Për veprën penale të përvetësimit të titullit apo detyrës, dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg.
Kryerja e veprimeve apo mos veprimeve që ushtron funksionale publike, dhe kanë dëmtuar interesat e shtetit, dënohet me burgim deri në 7 vite. Kemi parasysh shpërdorimi i detyrës, kryerja apo mos kryerja me dashje e veprimeve apo veprimeve në kundërshtim me kushtetutën, është e rëndë.
Në këto kushte, i njohur me këto fakte, dorëzimin do ta bëjmë ditën e hënë. Për të shqyrtuar për prova të tjera apo persona të tjerë që mund ta meritojnë të merren në përgjegjësi penale. Prokuroria të tregojë integritet, pasi një ditë do të bëhet i pashmangshëm. Ai vendim që ishte botuar në 22 shtator, që ishte thjeshtë për njoftimin për pikëzimin dhe që është ribotuar sërish. Prokuroria të hetojë dhe dokumentacionin mes KED-së dhe Kuvendit, që të shmangë zonja Vorpsi si e vetëshpallur dhe të zgjidheshin dy zonjat e tjera”, tha ai.
Paralajmëron Meta: Nëse Dvorani nuk hetohet, do ketë ndëshkim ndërkombëtar