Këngëtari i njohur shqiptar Egzon Pireci, i cili ka qenë pjesë e “The Voice of Albania”, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të promovuar albumin e tij më të ri.
Ai tha se është bërë pjesë e tregut të muzikës popullore, pasi kjo sipas tij i siguron më shumë të ardhura.
Pireci pranoi se shpeshherë bën edhe muzikë popullore, pasi është një zhaner që përqafohet më shumë nga publiku.
Madje ai rrëfeu se kredinë arriti ta paguante brenda një viti me paratë e fituara nga dasmat.
“Me ta dhënë drejtë. Një kredi që kam provova ta paguaj me rrogë, por nuk ia dola. U desh që të dilja me popullore që të shlyeja kredinë për një vit”, tha këngëtari.
“Më deshe edhe kur s’kisha lekë”, këngëtari shqiptar bën dedikimin e ndjerë
Është 55 vjeç/ Këngëtari shqiptar i befason të gjithë: Përtoj të martohem