Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Mirë që s’ka shkuar në gjendje civile”, Mustafaraj komenton veprimin e Vorpsit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mirë që s’ka shkuar në gjendje civile”, Mustafaraj komenton veprimin e Vorpsit

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar vendimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila i bëri betimet e saj tek një notere.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj deklaroi se situata është dramatike, teksa shton se “për herë të parë që nga viti 1992, kemi një shtet absolutisht jo funksional”.

“Mirë që nuk ka shkuar në gjendje civile të betohej që do të jem besnike në ditë të mira e ditë të zeza. Karikatura e shtetit, është një situatë dramatike. Nuk di as kujt mund t’i bëhet thirrje në këtë rast që ta çojë drejt arsyes këtë lloj ekipi, i cili ishte i lokalizuar në qeveri në një farë mënyre, me sjelljen e vet arrogante dhe karikaturale ndaj shtetit dhe tani po shtrihet dhe në institucione të tjera. Kjo ngjarje nuk duhet marrë me lehtësi e as me humor, duhet marrë me seriozitetin më të madh sepse është sindromi i asaj çka do prodhojnë institucionet që po dalin nga reforma, ajo reformë që ne e kemi pritur me një shpresë shumë të madhe.
Ky shtet ka pasur defekte të ndryshme që nga viti 1992 që është shënuar kthesa përfundimtare por asnjëherë nuk ka qenë një kakofoni e tillë, një konfuzion i tillë, një mohim reciprok nga institucionet për njeri-tjetrin, një marrje kompetencash të institucioneve. Ne sot për herë të parë që nga viti 1992, kemi një shtet absolutisht jo funksional ku institucionet funksionojnë në mënyrë të tillë sa nuk kanë më jo vetëm një komunikim zyrtar sepse nuk është e nevojshme që Presidenti me Kryeministrin të jenë miq, mund të mos jenë fare miq por Kushtetuta dhe gjitha aktet e tjera ligjore përcaktojnë mënyrën e funksionimit dhe marrëdhënieve midis tyre”, tha ai.

Mustafaj u shpreh se është e shënuar në Kushtetutë se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese e bën betimin mbi Kushtetutë para presidentit dhe jo tek noterja.

“Këta shpikin dhe pastaj çuditen pse ikin njerëzit. Nuk kam asnjë formulë magjike. Formula është në Kushtetutë. Nuk mund të shpikim tani. Të shkojë të betohet para noterit, e them me sinqeritet që kurrë nuk e kam dëgjuar. Opozita nuk ka gjë në dorë. Është vetëm retorike. Unë nuk jam dakord me shumë nga prononcimet e opozitës por opozita nuk ka asgjë në dorë. Nuk është më atje ku mund ta pengojë me votën e saj apo ta ngadalësojë me procedurat brenda parlamentit. T’ia hedhësh fajin opozitës është e kotë. Sa kemi ne në dorë, ka edhe Lulzim Basha”, deklaroi analisti.

Tags: arta vorpsibesnik mustafarajBetimiilir metanoterja

TË LIDHURA

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit
Politikë

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen
Politikë

PD ka probleme, besimi qytetar është shkelmuar; fajtorët do veçohen

19:53 | 27/12/2025
Next Post
Falsifikoi dokumentet për një sipërfaqe toke në Zvërnec, arrestohet biznesmeni

Falsifikoi dokumentet për një sipërfaqe toke në Zvërnec, arrestohet biznesmeni

BE thirrje për zgjidhjen e konfliktit të interpretimit mbi Gjykatën Kushtetuese

BE thirrje për zgjidhjen e konfliktit të interpretimit mbi Gjykatën Kushtetuese

Deklarata e fortë e Metës: Kam dosjen e fasadave të Ramës si ministër i Kulturës

Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com