Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Do jetojmë kohë të këqija”, Lubonja: Rilindja po kap çdo institucion

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndalimi i Llallës në SHBA/Lubonja: Skandal politik, sʼka prova

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar me nota të ashpra votimin e Kuvendit për 2 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një prononcim për rubrikën “Opinion” në News 24, Lubonja tha se zgjedhja e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit, bie ndesh me atë që parashikon vetë Kushtetuta e vendit.

Sipas analistit, anëtaret e zgjedhura janë më afër Partisë Socialiste. Ai akuzon kryeministrin Rama se po mundohet të kapë çdo institucion të mundshëm. Lubonja më tej paralajmëron zhvillime të këqija për rendin demokratik në vend.

Pjesë nga fjala e tij:

Ajo që ka ndodhur është një shkelje e hapur e Kushtetutës dhe me qëllim, dhe qëllimi është i qartë: vendosja në Gjykatën Kushtetuese të dy njerëzve që janë më afër të Partisë Socialiste, evitimi pra i zgjedhjes së kandidates Xhaferllari, nëse do të respektohej Kushtetuta, ku secili që sipas kushtetutës duhet zgjedhur me radhë kandidatët njëherë presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë, presidentit i binte mundësia që të zgjidhte edhe Xhaferllarin. Ndërkohë që për t’i hequr këtë mundësi presidentit për zgjedhjen e  Xhaferllarit,  që konsiderohet si më afër opozitës, u bë ky operacion.

Nuk është çudi, çudi do të ishte nëse do ndodhte e kundërta. Kapja e Drejtësisë është kuptuar edhe më herët. Psh zgjedhja  e Arta Markut, e cila u paraqit e përkohshme dhe tani paraqitet si e përhershme dhe shumë vendimtare, është një nga provat që qëllimi i kësaj reforme ka qenë kapja.  Ajo që e bën akoma më çudi (në thonjëza), është se qeveria mbështetet në këto veprime  edhe nga ndërkombëtarët dhe kjo  ha debat se pse ata e mbështesin.

Me sa duket ata e kanë vendosur që të ruajnë atë fasadën që e kanë ndërtuar një gjë pozitive  në Shqipëri, por sa do ta ruajnë nuk e di. Kjo ishte shumë dramatike edhe për të ardhmen e drejtësisë në Shqipëri, sepse tregon se rilindja është në rrugën e kapjes së çdo institucioni dhe sigurisht edhe kështjella e fundit që mund të ketë mbetur institucionale, sepse opozita ka dalë nga parlamenti, që është edhe presidenti, edhe ai po anashkalohet dhe do të jetojmë kohë të këqija, por “kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë”. Kështu thotë një shprehje e urtë popullore.

Gjykata Kushtetuese ishte shpresa e vetme për një spirale që do të çonte drejt zgjidhjen e krizës politike, po duket se edhe këtu palët nuk bien dakord, palët identifikojnë gjithmonë njerëzit e tyre dhe njerëzit jo të tyre në çfarëdo liste që bëhet, a kemi mundësi të krijojmë institucione me njerëz të paanshëm apo do duhet ta bëjmë edhe Gjykatën Kushtetuese si KQZ, tre ti dhe dy unë?

E vërteta është ajo që thoni ju, por në rast se do të zgjedhim, midis një Gjykate Kushtetuese 5-0 për rilindjen dhe një gjykate 3-2, është më mirë  një Gjykatë kushtetuese 3-2, ndërkohë që na mungojnë njerëzit e pavarur.Unë nuk kam asnjë garanci që këto janë njerëz të pavarura, qoftë edhe për faktin se pranojnë  të shkelet kushtetuta për të hyrë në Gjykatën Kushtetuese, që sikur se lexova unë në media nuk kanë marrë as pikët e duhur 60 për të hyrë në magjistraturë. Pra, që këtu jemi qartazi në shkelje të kushtetutës dhe në këtë aspekt, ai balancimi  për të pasur nga të dyja palët është më e mirë se nga kapja  e të gjithë kushtetutës. Tek ne nuk kanë ligjin mbi të gjithë, por kanë partinë mbi të gjitha.

Tags: 2 anëtaretedi ramaFatos LubonjaGjykata Kushtetuese

TË LIDHURA

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë
Politikë

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

10:44 | 23/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë
Politikë

PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

10:28 | 23/12/2025
Next Post
Kardhiqi, preludi i Unazës

Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

“Qëndrimet e tij dëmtojnë imazhin e BSH-së”, zbardhet shkresa e PS për shkarkimin e Malajt

Malaj "këshilla" qeverisë: Ja çfarë duhet të synohet për të rritur ekonominë

Transportoi lëndë narkotike nga Shqipëria në Kosovë, me sa vite dënohet polici

Transportoi lëndë narkotike nga Shqipëria në Kosovë, me sa vite dënohet polici







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë
Politikë

PS heq dorë nga ndëshkimi ,masa vetëm për 10 ligjvënës, Manja: Të mos përjashtohen nga 10 ditë

by mirseda
10:44 | 23/12/2025
0

Partia Socialiste është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me...

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

PS largohet , ironizojnë demokratët: Shkoni te zyra e Gysit, pini dhe nga një gotë verë

10:28 | 23/12/2025
Skandali tek AKSHI deputetët e opozitës me pankarta dhe mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës

Skandali tek AKSHI deputetët e opozitës me pankarta dhe mesazhe ironizuese në Sekretariatin e Etikës

10:25 | 23/12/2025
Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë, lë në burg ..

Legalizuan kompleksin pa leje te Rana e Hedhun, Apeli ashpërson masat për 5 zyrtarë, lë në burg ..

10:20 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com