Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Bardhi: Votimi i dy anëtarëve të Kushtetueses, pjesë e puçit të Ramës

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
PD ia kthen Cakajt: OSBE/ODIHR nuk specifikon zgjedhje demokratike

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me votimin e Kuvendit për 2 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një deklarate për mediat, Bardhi e cilëson këtë proces si pjesë të “puçit të Edi Ramës kundër drejtësisë së pavarur nga politika”.

Sipas tij, votimi i sotëm ishte antikushtetues dhe se emërimet në Gjykatën Kushtetuese ishin të paracaktuara.

Deklarata e plotë:

Të dashur bashkëqytetarë,

Sapo ndoqët live seancën plenare, për votimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku, me porosi të Edi Ramës, u vu në jetë një puç kushtetues kundër Drejtësisë së pavarur nga politika.

Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe të pavarur, por jo këtë që ndodhi sot. Partia Demokratike mbështet një Gjykatë Kushtetuese të pavarur nga politika, që garanton ruajtjen e parimit të ndarjes mes pushteteve, dhe mbron të drejtat dhe liritë e njeriut nga abuzimi i Qeverisë. Por Partia Demokratike dënon projektin e Edi Ramës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Edi Rama, nëpëmjet KED, ka paracaktuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetutuese. Prandaj e kishte jetike kapjen e KED, të cilin e bllokoi për dy vjet, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, derisa e mori nën kontroll me Ardian Dvoranin dhe Arta Markun. I gjithë procesi i kryer nga Kryetari i KED, Ardian Dvorani, me porosi të Edi Ramës, ka sjellë një produkt antikushtetues dhe që eleminon garën.

Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fikiv.

Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës. Votimi i sotëm i Kuvendit është antikushtetues dhe i papranueshëm. Ai provoi që emërimet në Gjykatën Kushtetutese ishin të paracaktuara, duke cenuar rëndë besimin e publikut tek Gjykata Kushtetuese.

Qëllimi ynë nuk është të analizojmë apo anatemojmë kandidatët e votuar nga Kuvendi apo Presidenti. Për Partinë Demokratike kjo nuk është një çështje emrash, por e besueshmërisë dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Partia Demokratike ka mbajtur distancë të plotë nga ky proces, duke respektuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, që është heqja e duarve të politikës nga drejtësia. Këtë standard, këtë vullnet të të gjithë shqiptarëve për një drejtësi të pavarur, angazhimin e partnerëve ndërkombëtar për të siguruar drejtësinë e pavarur nga politika, Edi Rama e shkeli hapur. Shmangia e garës, paracaktimi i kandidatëve, kontrolli politik i procesit nëpërmjet KED, është i papranueshëm.

Nga ana tjetër, nëpërmjet votimit të dy kandidatëve, përnjeherë, Kuvendi ka shkelur një tjetër urdhërim të Kushtetutës dhe ligjit. Kjo është shkelja e dytë e Kushtetutës nga Kuvendi. Kushtetuta është e qartë. Ajo përcakton rradhën e përzgjedhjes së kandidatëve nga secili institucion.

Nuk ka asnjë situatë të jashtëzakonshme që rradha e përzgjedhjes që ka përcaktuar Kushtetuta të mos respektohet. Mungon vetëm Gjykata e Lartë, që është një rrethanë e pavarur nga vullneti i Kuvendit dhe i Presidentit. Prandaj edhe rradha që ka caktuar Kushtetuta, për Presidentin dhe Kuvendin, është e detyrueshme të zbatohet.

Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Presidentit në këtë rast ishte i domosdoshëm, aq më tepër, kur emrat në listat e të dyja institucioneve janë të njëjta. Duke shkelur rradhën e caktuar nga Kushtetuta dhe duke tentuar që t’i imponojnë Presidentit kandidatët që ai ka të drejtë të zgjedhë, Edi Rama dhe Kuvendi, kanë kryer një akt të rëndë antikushtetues, me pasoja në funksionimin normal të Gjykatës Kushtetutese. Alibija se Presidentit i ka kaluar afati 30 ditor i përzgjedhjes së një kandidati, rrëzohet nga Kushtetuta.

Në Kushtetutë, ndryshe nga Kuvendi, Presidenti nuk ka asnjë afat. Përpara çdo ligji, Presidenti është i detyruar t’i bindet Kushtetutës, e cila e detyron të respektojë rradhën e përgjedhjes së anëtarit të dytë, pas Kuvendit. Puçi kushtetutes i Edi Ramës ndaj një Gjykate Kushtetuese të pavarur nga politika, cënon interesin e qytarëve shqiptarëve për të patur tek Gjykata Kushtetuese një garant të besueshëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Tags: anëtarëtGazment BardhiGjykata Kushtetuesekuvendvotimi

TË LIDHURA

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi
Aktualitet

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
Protesta kundër Gjykatës Speciale, Rama “kritikon” Kuvendin e Kosovës: Pse nuk ka ngritur zërin?!
Aktualitet

Protesta kundër Gjykatës Speciale, Rama “kritikon” Kuvendin e Kosovës: Pse nuk ka ngritur zërin?!

21:53 | 07/08/2025
Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…
Aktualitet

Punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma/ Incidenti në kantierin e ndërtimit, flasin familjarët: Pësoi…

21:41 | 07/08/2025
Next Post
“Besimi në Zot më ka dhënë forcë”, mesazhi i Kryemadhit nga SHBA-ja

"Besimi në Zot më ka dhënë forcë", mesazhi i Kryemadhit nga SHBA-ja

Komisioni Hetimor për Metën, Kuvendi shtyn me 2 muaj afatin

Votimi në Kuvend/ Delegacioni i BE: Presim krijimin e një Gjykatë funksionale

“Ai është i SOROS-it”/ Manjani për Bashën: Kur proteston është i dhunshëm

“Dashnorët e reformës”, Manjani nuk përmbahet ndaj Ballës

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Bota

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

by mirseda
22:48 | 07/08/2025
0

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një...

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

22:41 | 07/08/2025
Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

22:39 | 07/08/2025
Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

Belgjikë: Arrestohet 57-vjeçar shqiptar, zbulon plantacion kanabisi – autoritetet të befasuara nga profesionalizmi

22:37 | 07/08/2025
OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

OpenAI publikon modelin më të ri të ChatGPT: nga krijimi i faqeve te pavarësia në punë

22:32 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com