Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Diana Ziu letër publike Ramës: T’iu vë në dijeni për çrregullime, abuzime

6 vjet ago
in Shqipëria, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Diana Ziu letër publike Ramës: T’iu vë në dijeni për çrregullime, abuzime

Pas letrës së bujshme drejtuar Vera Grabockës, kompozitorja e njohur, Diana Ziu, i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Edi Rama, lidhur me mënyrën se si bëhet përzgjedhja e këngëve në Festivalin e Këngës në RTSH.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

“Letër e hapur z. Edi Rama.

z. Kryeministër, ndoshta gabohem kur mendoj se zërat publike kanë ende impakt në shoqërinë tonë, por po e bëj dhe një përpjekje.

Është mëkat që ka njerëz të cilët më tepër do humbasin kohë për mbrojtjen e modelit të vjetër të shikimit të botës, se sa ta rregullojnë atë.

Po e nis një letër të thjeshtë, por të rëndësishme për shoqërinë sot, për t’iu vënë në dijeni për çrregullime, abuzime, heqjen e vlerave të artisteve, mungesë transparence e favoritizëm në një vend ku dënohesh për 40 mijë lekë drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion bën si të të dojë qejfi.

Por unë do vazhdoj t’i quaj me emërtimin e tyre të vjetër, apo të rinisë së tyre më saktë, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende janë të brymosur me kohën e urdhrave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja :

Ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë të duan, për sa kohe nuk kanë urdhër nga lart!

Kush vallë i përkrah kaq shumë?

Ky e gjejnë atë forcë mbështetëse që duhet për të bërë si në mall të babës me pronën e shtetit, me 400 milion lek fonde, e më e rënda, me vete krijimtarinë kombëtare.

z. Kryeministër, doni apo nuk doni ju, ju jeni “urdhri nga lart” për këtë kategori kuadrosht të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat.

Ajo që më shqetëson më shumë sot si intelektuale dhe krijuese, nuk janë dy shokët për të cilët gjithë vendi ka një jave që gumëzhin për abuzimin me pushtetin dhe fondet, por për modelin që ata kanë krijuar, dhe mirëmbajnë pa iu hyrë gjemb në këmbë.

Pa folur për marrjen e frymës që i bëjnë dhjetëra e dhjetëra regjisorëve dhe artistëve të rinj, të cilët nën ombrellën e shokëve në fjale nuk kanë asnjë mundësi përveç se të ikin, e të ikin nga sytë këmbët madje.

5 pyetje publike për ju dhe kryetarin e kuvendit nga i cili varet TVSH-ja.

1. Pse nuk ka një ekip kontrolli për procedurat e konkurrimit, të shkelura me fakte publike.

2. Si mund të mos ketë as rregullore të miratuar as një këshill artistik për një aktivitet qe menaxhon mbi 400 milion lek, fonde publike.

3. Si janë shpallur këngë fituese, materiale të cilat nuk janë shkruar apo përfunduar ende dhe sot.

4. Si është e mundur që mekanizmat për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit vetëm në festivalin e RTSH nuk ndërhyjnë dot?

5. A e keni forcën të urdhëroni nga lart që mos përdhoset krijimtaria kombëtare apo i vetmi urdhër nga lart për këta njerëz është vetëm ai i KRIJUESIT…!

Me respekt

Diana Ziu”.

Tags: abuzimeçrregullimediana ziuedi rama

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi korbat e KÇK

Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi korbat e KÇK

LAJMI I FUNDIT/ Vendoset emri i Stadiumit Kombëtar

LAJMI I FUNDIT/ Vendoset emri i Stadiumit Kombëtar

30 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, Meta publikon fjalimin e Regan

30 vjet nga rrëzimi i Murit të Berlinit, Meta publikon fjalimin e Regan







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com