Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vietnamezët joshen nga industritë e jashtëligjshme në Britani

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vietnamezët joshen nga industritë e jashtëligjshme në Britani

Ngjarja me 39 emigrantët që humbën jetën në frigoriferin e një kamioni kohët e fundit në afërsi të Londrës, e që besohet se kishin origjinë vietnameze, vuri në qendër të vëmendjes rreziqet që duhet të kalojnë ata që kërkojnë jetë më të mirë në Britani përmes emigracionit.

Siç njofton nga Londra Henry Ridgwell, shumë vietnamezë joshen nga përfitimi që mund të kenë duke punuar në industri të jashtëligjshme.

Shumë emigrantë që hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani, joshen nga paratë që mund të fitojnë brenda një kohë të shkurtër.

Tamsin Barber, eksperti i çështjeve të diasporës vietnameze në Britani, thotë se shumë emigrantë janë gati të ndërmarrin rreziqe të mëdha.

“E bëjnë sepse e dinë se në Britani, kanë mundësi të gjejnë punë në industrinë e kanabisit, ku përfitojnë shuma të mëdha parash për pak kohë.

Kështu u paguajnë borxhet kontrabandistëve dhe ndihmojnë familjet”, thotë Tamsin Barber nga Universiteti Oxford Brookes.

Përveç industrisë së kanabisit, vietnamezët punojnë në sallone manikyri, biznese këto që janë përhapur shumë në rrugët e Britanisë vitet e fundit.

Një pjesë punojnë në restorante si pastrues.

Të tjerë përfundojnë në prostitucion.

Pasi hyjnë, shumë mbesin të ngujuar.

“Pasi mbërrijnë në Britani, borxhi prej 30 deri 40 mijë dollarë u merret nga pagat.

Nëse nuk sillen sipas udhëzimeve familjet e tyre mund ta pësojnë nga bandat kriminale”, thotë Phil Robertson, zëvendësdrejtor për Azinë i organizatës “Human Rights Watch”.

Disa emigrantë trajtohen si skllevër.

“Janë shumë të frikësuar se edhe nëse raportojnë tek autoritetet abuzimin, do të arrestohen dhe kthehen mbrapsht në Vietnam, me shumë borxhe”, thotë Phil Robertson.

Veç rreziqeve, për të emigruar kërkohen vendime të mëdha.

“Mënyrat që familjet shfrytëzojnë për të grumbulluar paratë janë shitja e tokave, hipotekojnë shtëpitë ose marrin para nga huazues me interesa shumë të larta”, thotë Tamsin Barber nga Universiteti Oxford Brookes.

Fitimi mund të sjellë ndryshim në komunitetet e tyre.

Për shembull në Do Thanh, në jug të Hanoit shtëpitë e vogla janë kthyer në vila luksoze.

“Më herët komuna Do Thanh kishte vetëm fermerë.

Por disa njerëz u larguan dhe u pasuruan.

Prandaj shumë njerëz po shfrytëzojnë rrugë ligjore e joligjore për t’u larguar”, thotë Nguyen Vna Tyuy banor i Do Thanh.

Rrugët e jashtëligjshme u morën jetën 39 emigrantëve, që vdiqën duke hyrë në Britani.

“Po marrin rrugë të rrezikshme dhe do të vazhdojnë kështu sepse përfitojnë shumë nga emigrimi në Britani”, thotë Tamsin Barber nga Universiteti Oxford Brookes.

Kërkesa për jetë më të mirë në Britani, i vë emigrantët përballë një dileme të madhe, nëse ia vlen të rrezikohet për përfitime kaq të mëdha. /VOA

Tags: britaniindustrijashtëligjshmevietnameze

TË LIDHURA

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

23:03 | 12/06/2025
Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?
Bota

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

21:17 | 12/06/2025
Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont
Bota

Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

21:01 | 12/06/2025
Next Post
Meta: Ne e kemi shtetin tonë falë kontributit historik të arbëreshëve të Italisë

Meta: Ne e kemi shtetin tonë falë kontributit historik të arbëreshëve të Italisë

“Pa Ramën nuk do vinte Alvini”,qytetarët të ndarë: Krimineli nuk ka asnjë meritë

“Pa Ramën nuk do vinte Alvini”,qytetarët të ndarë: Krimineli nuk ka asnjë meritë

‘Do hidhte Kombinatin në erë si hakmarrje ndaj Partisë’

‘Do hidhte Kombinatin në erë si hakmarrje ndaj Partisë’

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com