Vijojnë kontrollet blic për parandalimin e aksidenteve në akset Tiranë-Berat-Gjirokastër dhe Tiranë-Lezhë-Shkodër.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga këto: 18 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 60 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 20 për shkelje të tjera që ndëshkohen me pezullim të lejes së drejtimit.
Gjatë kontrolleve është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në masën 1.18mg/l.
Janë evidentuar dhe ndëshkuar 129 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 28 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse. Po ashtu, janë vendosur 113 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/599191593954479/?t=1
Gjatë patrullimit me makina civile në këto akse rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, të cilët përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Është kontrolluar dhe verifikuar nëpërmjet tabletave dokumentacioni i 233 automjeteve, si dhe në 11 raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme.