Zbardhen detaje të reja sa i përket operacioni të shpëtimit të Alvin Berishës. 11-vjeçari shqiptar është larguar tashmë nga kampi Al Hol në Siri dhe ndodhet në rrugën e kthimit në Itali.
Kryeministri Edi Rama i kërkoi homologut të tij italian, Giussepe Conte ta ndihmojë me një operacion të përbashkët. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shkuar që të shtunën në Siri, bashkë me një grup të Forcave Speciale.
Mësohet se Lleshaj ndodhet ende në Siri. Operacioni i shpëtimit, i cili u bë në bashkëpunim me forcat italiane, ka zgjatur plot 5 ditë. 11-vjeçari shqiptar po udhëton drejt Libanit dhe pritet të mbërrijë nesër në Romë.